Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh kritik me opozitën shqiptare, duke thënë se ajo nuk ngjall më shpresë. Ai tha se te PD vetëm Berisha jeton politikisht, ndërsa të tjerët nuk besojnë te fitoja dhe duan të ruajnë gjendjen aktuale.
Rakipi: Sali Berisha bërtet se zgjedhjet janë vjedhur dhe për këtë arsye nuk do të largohet nga PD-ja. Raporti i OSBE/ODIHR-it thotë se nuk janë vjedhur.
Fevziu: Raporti nuk është pozitiv për qeverisjen.
ADVERTISING
Rakipi: Kishte problematika. Doktori thotë se do të qëndrojë dhe do të kandidojë në 2026 dhe thotë se do të jetë fushë e hapur dhe thotë që të kandidojë kush të dojë.
Fevziu: Po kandidoi Berisha, është ai kryetari i PD-së.
Rakipi: Po ai thotë le të vijnë edhe të tjerë.
Fevziu: Berisha nuk fiton se vjedh vota, por fiton se vërtetë brenda partisë është njeriu që merr më shumë vota.
Rakipi: Edhe po të mos dojë ia çojnë aty. Pse s’do. Flamuri, këta të tjerët. A ka nevojë opozita për rinovim, apo ndoshta duhet akoma Berisha?
Fevziu: Opozita kishte nevojë për rinovim, edhe lista zgjedhore e PD ishte gabim, edhe mënyra e funksionimit të opozitës nuk ishte e duhura. Fakti që Ilir Alimehmeti apo Jorida Tabaku u konfirmuan në shifra të larta në raport me njerëz që kanë patur qëndrime më militante, unë mendoj se opozita duhet të jetë më e hapur. Në një shoqëri ku vota nuk funksionon dhe ku ti nuk e mat dot veten me vota, se pretendojnë që Rama i vjedh zgjedhjet, është shumë e vështirë që ti t’i vësh përgjegjësi. Kështu që unë mendoj se opozita duhet të kishte qenë më e hapur.
Një lider goxha i rëndësishëm politik i Kosovës, më tha se ekspertët e PR-it që e këshillonin i kishin thënë që ti nuk do të bësh asnjë akuzë vetë, vetëm do të buzëqeshësh dhe do të flasësh për një jetë më të mirë. Pra denoncimet le ti bëjë partia rrotull teje, ti do të jesh imazhi optimist i partisë. Ti do të thuash se ne do ta bëjmë më mirë se Albin Kurti, do ta kalojmë Albin Kurtin në mirëqenien e qytetarëve, pra ti duhet të ringjallësh optimizëm.
Rakipi: Mendon se se bën Berisha këtë?
Fevziu: Nuk besoj se e bën, se nuk është në stilin e Berishës, por e kam fjalën.
Rakipi: Po tha këtë, të nesërmen nuk e sheh më, se ai nuk thotë nga këto gjëra që thua ti.
Fevziu: Opozita duhet të ndërtonte jo vetëm një strukturë denoncimi, por edhe propozimi. Çfarë ndodhi me partitë e reja? Erdhën me pretendim shumë të madh, por vetëm se u kthyen në kopje të PD, vetëm me denoncime, u reduktuan në as 100 mijë vota. Dhe të mendosh se këto vota i kishte LSI në zgjedhjet e kaluara se shkoi edhe 120 mijë, pra nuk kanë shtuar asgjë nga vota opozitare. Sepse ndoqën të njëjtin format, të denoncimit ndaj maxhorancës. Ky është i rëndësishëm se pa të këtu do të ishte bërë nami, por nuk është format që të nxjerr fitues gjithmonë. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, nuk kanë nevojë vetëm për të nxirë, kanë nevojë të shohin të nesërmen.
Rakipi: Ndoshta problem është aty. Foli një djalë para pak ditësh, nga Forumi Rinor dhe iku i shkreti në Amerikë, që të çlodhej pak, se edhe mund t’i binte njeri. Ndoshtas këta njerëz nuk e bëjnë dot.
Fevziu: Ndoshta duhet të jemi të sinqertë. Jo vetëm këta njerëz. Ne kemi një Ramë që është konsoliduar në pushtet, që përdor të gjitha metodat e mundshme për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin, financat, pushtetin, mediat.
Nga ana tjetër kemi një Berishë që e di se nuk kthehet në pushtet vetë se nuk ka as moshën dhe e ka kryer ciklin politik, por u kthye vetë. Ti nuk gjen te PD asnjë njeri me frymëzimin për të ndryshur gjë. Berisha, edhe pse është ashtu, është i vetmi që jeton politikisht.
Fevziu: Nuk gjen asnjë që besojnë te fitorja, janë njerëz që duan të ruajnë status quo-në e tyre. Ama, në po flasim për opozitën, por edhe te PS-ja, veç nja 2-3, asnjëri nuk ka ndonjë ideal. Ju e mbani mend fillimin e viteve ’90. Njerëzit përplaseshin, ne jemi përplasur në gazetari me njëri-tjetrin, por besonim që po bënim më të mirën.







