HomeRajoniGjykimi për liderët e UÇK-së, Rama: Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare, gjykatë...

Gjykimi për liderët e UÇK-së, Rama: Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare, gjykatë e dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi historike dhe një njollë për drejtësinë ndërkombëtare.

Në një reagim në Facebook, Rama tha se është “e tmerrshme” që shpëtimtarët e Kosovës duhet të dalin para një gjykate për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim.

Kryeministri shtoi se procesi në Hagë është “një turp për drejtësinë ndërkombëtare” dhe një “padrejtësi ulëritëse” ndaj figurave që udhëhoqën luftën për liri.

“A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!

Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkruan Rama.

edi rama
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular