HomeEkonomiGonxhja në Abu Dhabi me CEO-n e ETHARA që menaxhon pistën ikonike...

Gonxhja në Abu Dhabi me CEO-n e ETHARA që menaxhon pistën ikonike të Formula 1 Yas Marina Circuit.

Advertismentspot_img

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndodhet në një vizitë zyrtare në Adu Dhabi, ku është takuar me Saif Rashid Al Noaimi, CEO-n e “ETHARA”, që menaxhon pistën ikonike të Formula 1 Yas Marina Circuit.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ministri Gonxhja zbardh bisedën që zhvilloi me CEO-n e “ETHARA”.
Gonxhja bën me dije se u diskutua për shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin teknik për projektin “Auto Moto Park Albania”, një nismë strategjike që po merr formë në Elbasan dhe që synon të pozicionojë Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sporteve motorike.

Ashtu si Yas Marina Circuit për Abu Dhabin, edhe Auto Moto Park Albania pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme rajonale për sportet motorike, turizmin dhe industrinë e eventeve, një gjenerator i ri zhvillimi dhe promovimi turistik për vendin dhe rajonin.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap domethënës drejt ndërtimit të një platforme moderne që do të nxisë inovacionin, do të fuqizojë sportin shqiptar dhe do të vendosë Shqipërinë në një dimension të ri të zhvillimit sportiv e ekonomik”, shkruan Gonxhja.

Postimi i plotë

Në Abu Dhabi, me z. Saif Rashid Al Noaimi, CEO-n e ETHARA që menaxhon pistën ikonike të Formula 1 Yas Marina Circuit, një prej destinacioneve më prestigjioze sportive e turistike në botë.
E ndërtuar në vitin 2009, kjo pistë është shndërruar në një model të suksesshëm të ndërthurjes mes sportit elitar, turizmit luksoz dhe zhvillimit ekonomik.

Në këtë kuadër, diskutuam mbi shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin teknik për projektin “Auto Moto Park Albania”, një nismë strategjike që po merr formë në Elbasan dhe që synon të pozicionojë Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sporteve motorike.

Ashtu si Yas Marina Circuit për Abu Dhabin, edhe Auto Moto Park Albania pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme rajonale për sportet motorike, turizmin dhe industrinë e eventeve, një gjenerator i ri zhvillimi dhe promovimi turistik për vendin dhe rajonin.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap domethënës drejt ndërtimit të një platforme moderne që do të nxisë inovacionin, do të fuqizojë sportin shqiptar dhe do të vendosë Shqipërinë në një dimension të ri të zhvillimit sportiv e ekonomik.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular