HomeKryesoreTakim i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit/Gonzato: Vendi në një moment vendimtar drejt...

Takim i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit/Gonzato: Vendi në një moment vendimtar drejt anëtarësimit. Raportuesi në PE, Schieder: Shqipëria, pararendëse të proceseve të integrimit

Advertismentspot_img

Në Tiranë po zhvillohet takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vlerësoi se qeveria shqiptare ka një axhendë tejet ambicioze, me fokus integrimin europian të vendit.
“Takimi i sivjetshëm i Komisionit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pas zgjedhjeve të majit, vendi ka një parlament të ri dhe një qeveri të re, e cila i ka vendosur vetes një axhendë mjaft ambicioze drejt anëtarësimit në BE,” tha Gonzato.
Ai theksoi se kjo ambicie është e përbashkët për të dyja palët dhe mbetet një objektiv kombëtar që gëzon mbështetjen e gjithë spektrit politik në Shqipëri.
“Së bashku ndajmë bindjen se procesi i anëtarësimit është një proces shndërrues. Mbështetja politike për këtë rrugëtim lidhet me aspiratën e mbi 90% të qytetarëve shqiptarë që duan integrimin europian. Për të përmbushur këtë pritshmëri, kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave politike,” u shpreh ambasadori. Gonzato, theksoi rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Sipas tij reformat duhet të jenë ndërpartiake dhe të synojnë ndikim afatgjatë, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët. “Shqipëria duhet të sigurojë jo vetëm miratimin, por edhe zbatimin e qëndrueshëm të reformave, në mënyrë që të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët. Parlamenti i Shqipërisë ka një rol kyç në këtë drejtim. Kuvendi është hapësira ku të gjitha forcat politike të zgjedhura debatojnë publikisht për anëtarësimin në BE. Të gjitha forcat politike kanë përgjegjësinë ta krijojnë dhe ta përdorin këtë hapësirë, të monitorojnë procesin dhe ta mbajnë qeverinë përgjegjëse për angazhimet e saj,” tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Schieder: Integrimi europian nuk ka të bëjë vetëm me Tiranën, por me gjithë Shqipërinë
Raportuesi i BE-së për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit dhe theksoi se procesi i integrimit europian duhet të përfshijë të gjithë territorin, jo vetëm kryeqytetin.

Schieder theksoi gjatë fjalës së tij rëndësinë e zhvillimit rajonal dhe përmirësimit të standardeve të jetesës si pjesë thelbësore e afrimit me Bashkimin Europian.

“E njoh Shqipërinë prej një kohe shumë të gjatë dhe kam parë shumë zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend. Duhet ta vlerësojmë vendin për gjithë progresin që ka bërë deri tani. Nëse shikojmë Tiranën, shikojmë përmirësimin në standardin e jetesës, do të shikojmë sa është zhvilluar vendi vetëm në disa vite.
Integrimi s’ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, me Tiranën e Brukselin. Nuk ka të bëjë vetëm me Tiranën, por me gjithë vendin dhe zhvillimin në rajonet malore dhe rajonet e tjera. Politika sjell gjithmonë shumë çështje që mund të diskutohen. Kemi dëgjuar shumë, diskutuar shumë dhe kjo është e rëndësishme.”,
 tha Schieder.

Raportuesi i BE-së e përshkroi Shqipërinë si pararendëse të proceseve të integrimit, duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të reformave dhe përpjekjet për të përmbushur standardet europiane.

“Procesi i integrimit evropian është shumë i rëndësishëm dhe urime, ne do të themi që edhe Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse të proceseve. S’ka të bëjë vetëm me hapjen e kapitujve, por edhe me mbylljen e tyre. Gjithë ky ndryshim i shoqërisë dhe zbatimi është ajo që kuptojnë qytetarët, me politikat e huaja, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, mjedisin, standardin e jetesës, por edhe ndryshimin e përgjithshëm në shoqëri dhe çfarë presin njerëzit nga PE. Është situata e Shqipërisë që e ka bërë këtë të mundur.”, shtoi Schieder.

Në fund të fjalës së tij, ai njoftoi se viti i ardhshëm do të sjellë raportin e ri për Shqipërinë, duke theksuar se një vit është “shumë i shkurtër për të përmbledhur të gjitha zhvillimet që priten”.

Bashkimi Europian nuk ka të bëjë vetëm me politikat, por me jetët e njerëzve,”, përfundoi Schieder.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular