Në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, gazetari Poli Hoxha tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u ka kërkuar deputetëve që të mos shfaqen në publik me kostume nga 5 mijë euro.
Deklaratën e tij e komentoi edhe deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate, teksa shtoi me ironi se ndoshta Noka ‘i di edhe cilësitë e kostumeve’, tha ai për gazetarin Andrea Danglli.
Gjoni gjithashtu replikoi edhe me pedagogen Arsejda Gjyli, të cilës i tha se byzylyku Hermes që ajo mbante, ndoshta nuk ishte shumë i përshtatshëm në politikë, pasi sipas tij, te qytetarët duhet të paraqitesh në mënyrë sa më të thjeshtë.
Pjesë nga debati në studio:
Hoxha: Keni ndonjë problem vetë ju si opozitë? Se lexova disa debate në grup. Se kishte bërë edhe kritika Sekretari i Përgjithshëm për kostumet nga 5 mijë euro.
Gjoni: Nuk isha në mbledhje se isha në një seminar. Sekretari i Përgjithshëm ndoshta i di edhe cilësitë e kostumeve. Edhe unë nuk arrij t’i dalloj. Unë nuk jam për këtë, sepse ne jemi parti e djathtë, jemi parti e kapitalit. Ku ta gjejmë që deputetët e PD të kenë një mirëqenie. Pse? Sepse nuk do shkojnë për të futur duart në xhepat e qytetarëve. Por nga krahu tjetër, patjetër që PD është një parti opozitare dhe luksin…
Hoxha: Është edhe partia e 12 viteve e njerëzve që nuk kanë bukë të hanë tani.
Gjyli: Ishte një xhest i një zyrtari të lartë në Francë, i cili hoqi orën e shtrenjtë për të dalë para kamerave. Nëse është pasuri e justifikuar, ti nuk ke pse e heq.
Gjoni: Pasuri e justifikuar, por ai ndoshta kërkon të jetë sa më ambull para njerëzve. Sepse normalisht ne e dimë aspekte që japin një ndikim në publik. Ai byzylyku Hermes i joti po të ishe në politikë ndoshta nuk shkonte.
Gjyli: Po e njeh prandaj, fakti që ju e njihni…







