HomeRajoniStërvitje dhe demonstrime të “Ujkut Shigjetë”-Maqedonci: FSK, tashmë në një faze tjetër

Stërvitje dhe demonstrime të “Ujkut Shigjetë”-Maqedonci: FSK, tashmë në një faze tjetër

Advertismentspot_img

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është në një fazë tjetër dhe për të cilën janë marrë masat dhe po bëhen përgatitjet për finalizim.

Maqedonci ka ndjekur nga afër demonstrimet finale të përgatitura për DV-Day, ku me këtë rast Komanda e Forcës Tokësore ka bërë ushtrimet e saj. Ndërsa sot po organizohet Dita e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, që Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, në Komunën e Gjakovës.

Gjithashtu, Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.

Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular