HomeKultureMagjepset publiku në Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë/Sukses i Antologjisë shqipe e përgatitur...

Magjepset publiku në Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë/Sukses i Antologjisë shqipe e përgatitur nga Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Topçiu-Melonashi

Advertismentspot_img

Më 28 tetor 2025, në sallën Doina Cornea të Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë, u zhvillua një mbrëmje e jashtëzakonshme kushtuar poezisë dhe muzikës shqiptare, me rastin e promovimit të antologjisë “Kukullat në pushim – një antologji e poezisë shqipe nga fillesat deri në ditët tona”, përgatitur nga Dr. Luan Topciu dhe Dr. Renata Topciu-Melonashi.

Në këtë veprimtari morën pjesë Radu-Dumitru Antohi, zëvendësministër i Arsimit të Rumanisë, deputetët e Parlamentit rumun Bogdan Alin Stoica dhe Iulius Marian Firczak, si dhe anëtarë të Komunitetit të Shqiptarëve të Rumanisë.

Për rëndësinë e këtij botimi folën prof. Aristotel Spiro, gjuhëtar, poet dhe përkthyes nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Radu-Cosmin Săvulescu, kryetar i (ALAR), si edhe autorët Dr. Luan Topciu dhe Dr. Renata Topciu-Melonashi.

Recitimet e poezive shqiptare, momentet muzikore dhe prezantimi i antologjisë u pritën me entuziazëm dhe vlerësim nga publiku rumun, duke e kthyer këtë ngjarje në një festë të kulturës dhe të miqësisë shqiptaro-rumune.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular