HomeOP EDA jemi kthyer në një shoqëri të mazohizmit politiko-social?! nga Neritan Vladi

A jemi kthyer në një shoqëri të mazohizmit politiko-social?! nga Neritan Vladi

Advertismentspot_img

Nga Neritan Vladi
Në Shqipëri po ndodh një fenomen të cilët studiuesit e njohur të shoqërive të kapura nga idhujtaria politike e quajnë, “Mazohizëm politiko-social”.

Ky lloj mazohizmi i referohet prirjes së një shoqërie, grupi apo një partie për të duruar, pranuar, ose edhe inkurajuar në mënyrë të pandërgjegjshme dhe shpesh “të pakuptimtë” vuajtjet, dështimet, apo padrejtësitë që i shkaktohen nga vetvetja ose liderët.

​Kjo ndodh kur një shoqëri vazhdon të mbështesë ose nuk arrin të kundërshtojë dot më një regjim, qeveri, apo lider të cilët në mënyrë të qartë po dëmtojnë interesat ekonomike dhe liritë e tyre. Kur një popull vazhdon të votojë për të njëjtat parti, të njëjtët kryetarë, edhe pse e di që ata kanë dështuar në vazhdimësi dhe madje, vetëm janë pasuruar shumë me pushtetin që ju kanë dhënë.

​Grupi pranon si “normal” një sistem të padrejtë social, një nivel të lartë korrupsioni, një standard të ulët jetese, duke treguar një mungesë vullneti për ndryshim dhe rezistencë. Kur përballet me dështimin, shoqëria bie në një fajësim kolektiv, në vend që të kërkojë përgjegjësinë tek institucionet apo te ata që e kanë pushtetin.

​Në vitet e largëta të ardhjes në pushtet të komunistëve në Shqipëri, shoqëria e atëhershme, nuk e donte komunizmin dhe komunistët, por ata u imponuan me dhunë dhe në fund po kjo shoqëri e shtypur, pa asnjë lloj lirie individuale dhe e varfëruar në ekstrem, çuditërisht u “dashurua me dhunuesin e saj” deri në atë absurd sa që kur kryedhunuesi i tyre, diktatori Hoxha vdiq, mbi 90% e shoqërisë së dhunuar, e vajtoi në kor!

E njëjta gjë ndodhi me komunistët e rinj, që kapën demokracinë dhe pluralizmin në vitet 90-të.

Ata erdhën duke ju imponuar shoqërisë, pastaj kapën partitë, ekonominë, pushtetet ekzekutivë, legjislativë, gjyqësorë e mediatik dhe e dhunuan atë për 3 dekada, duke vazhduar edhe sot. E zhytën  në varfëri “kapitaliste” duke tundur flamurin si antikomunist, por sërish në fund, një pjesë e shoqërisë “u dashurua” me dhunuesit e rinj!

Duket si një konstatim fatalist, po përse mendoj kështu?

Pas 50 viteve bashkëjetesë me dhunuesit “komunistë” dhe pas 34 viteve me dhunuesit e rinj “demokratë e socialistë”, a është i gjithë faji i shoqërisë që “dashurohet” me ata, apo është vetëm faji i dhunuesit që në fillim  e detyron dhe imponon atë dhe më pas e manipulon deri në atë pikë, sa që shoqëria ti “dashurojë” dhe ti pranojë përjetësisht ata?

Dhjetë vite më parë me Reformën në Drejtësi, ndërkombëtarët vendosën të ndërhyjnë për ta çliruar shoqërinë shqiptare nga varësia e dhunuesve të tyre. Por çfarë po ndodh kur drejtësia e sjellë paketë nga Perëndimi për të shpëtuar shoqërinë nga dhunuesit, nis dhe funksionon?

Pasi dhunuesit nisin të merren në ndjekje penale nga SPAK-GJKKO, (Ishulli ndoshta i vetëm ku po luftohet me ta), një pjese jo e vogël e shoqërisë, “çuditërisht”, nuk mbështet ata që luftojnë dhunuesit e tyre, por dhunuesin e vet!

Në të gjitha rastet, majtas e djathtas arenës politike, ndodh identik e njëjta situatë: Arben Ahmetajn- po e sulmojnë politikisht; Veliajn- politikisht; Berishën- politikisht; Metë- politikisht; Ballukun së fundmi- politikisht…etj, etj.

Refreni është i njëjtë edhe pse e dinë në lëkurën e tyre dhe e pranojnë, se janë dhunuar dhe vjedhur deri në palcë nga kjo klasë politikë që zëvendësoi komunizmin në emër të demokracisë, por që tradhtoi shqiptarët në emër të pasurimit të vet.  

Megjithatë unë ende besoj te ata pak njerëz, (Janë më shumë se sa duket), të cilët nuk janë të ndikuar nga propaganda e shfrenuar e këtyre dhunuesve të shoqërisë, të cilët nuk dorëzohen. Që bëjnë çdo gjë për të ndërgjegjësuar shoqërinë, mbështesin, SPAK&GJKKO, që grabitqarët e shqiptarëve jo vetëm ti hiqen nga qafa Shqipërisë, por edhe të ndëshkohen.

Kurrë populli nuk ka faj!

Kanë faj dhe bëjnë krim ata që duhet dhe munden ta drejtojnë atë në drejtimin e duhur, por bëjnë të kundërtën…

P.S: Edhe kryedhunuesi Rama, kurdo që ti vijë radha, “po më godasin politikisht”, do thotë!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular