Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në burgun e Shkodrës, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.
Sipas njoftimit zyrtar, ai u gjet ende me shenja jete dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Koplikut, por pavarësisht ndihmës së parë dhe përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.
Saporito, me shtetësi amerikane, ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe mbahej në paraburgim për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, me vendim të Gjykatës së Shkodrës.
Brandon Saporito masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito, të premten e 2 majit 2025. Sandra Saporito humbi jetën në vendin e ngjarjes, banesën që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës
U raportuar se turisti amerikan e kreu krimin në gjendje të dehur dhe për motive të dobta
Sakaq, vetëvrasja sot u raportua menjëherë autoriteteve, ndërsa po zhvillohen hetime për të sqaruar rrethanat e plota. Drejtoria e burgut ka njoftuar se po bashkëpunon me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e ngjarjes.
Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.
Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.
Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes.







