HomeAktualitetBE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, ambasadori Gonzato: Sulmet ndaj...

BE kërkon përfundimin e vettingut deri në qershor, ambasadori Gonzato: Sulmet ndaj ONM të papranueshme

Advertismentspot_img

Procesi i vettingu-t mbetet themeli i reformës në drejtësi dhe një nga kushtet kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 

Këtë e theksoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u prit nga kryetari Sokol Çomo. 

Gonzato nënvizoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, datë kur përfundon mandati kushtetues i institucioneve të rivlerësimit.  Ai e cilësoi këtë proces si “shtyllë kurrizore të reformës në drejtësi” dhe thelbësor për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. 

Ambasadori bëri të qartë se unioni do të vazhdojë mbështetjen e plotë për procesin e vettingut dhe për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), që ka luajtur një rol të rëndësishëm në garantimin e transparencës dhe integritetit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Gonzato po ashtu dënoi ashpër sulmet dhe fushatat dezinformuese kundër ONM-së dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, duke i cilësuar ato si “të pajustifikuara dhe të papranueshme”. 

“Këto sulme synojnë të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe të dëmtojnë ecurinë e reformës në drejtësi”, theksoi ai. 

Procesi i vettingut, që nisi në vitin 2017, është një nga elementët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi dhe mbetet kusht thelbësor për hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular