HomeRajoni"Liria ka emër", Rama ndan fjalët e James Rubin për gjyqin ndaj...

“Liria ka emër”, Rama ndan fjalët e James Rubin për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama shprehu sërish sot mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po përballen me një proces gjyqësor në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

“Liria ka emër”, shkruan Rama, i cili ndau mesazhin e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, James P. Rubin, i cili gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, në podcastin Balkans Debrief, shprehet se “do të ishte tragjedi për Kosovën dhe për drejtësinë ndërkombëtare dënimi pa prova i atyre që luftuan për liri”.

Më tej, Rubin u shpreh se dëmi do të ishte i madh, edhe për ata që në ardhmen do të kërkojnë ngritjen përsëri të një gjykate ndërkombëtare ligjore.

“Unë lutem, lutem që kjo mos të ndodhë, pasi ka për qenë një tragjedi reale për njerëzit që luftuan, ku disa prej tyre dhanë jetën për liri dhe për ata njerëz që sot përfaqësojnë miliona kosovarë dhe shqiptarë. Po shpallen fajtor, pa asnjë provë!”, tha Rubin gjatë intervistës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular