U mbajt edhe sot, 29 tetor, takimi i 20-të i Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, që bashkëkryesohej nga Taulant Balla dhe Marco Tarquinio. Delegacioni me nëntë eurodeputetë ishte dy ditë radhazi në vend për të vlerësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Marco Tarquinio tha se Shqipëria është në fazën përfundimtare të rrugës drejt BE-së dhe njoftoi hapjen e zyrës së PE për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare, ndërsa raportuesi i Bashkimit Evropian për vendin tonë vlerësoi SPAK si jashtëzakonisht të pavarur, por tha se nevojiten më shumë burime dhe trajnime në gjyqësor.
BE certifikon Vettingun dhe SPAK/ Deklarata në Tiranë, vlerësim për negociatat, politikën e jashtme. Ka edhe detyra
Rezoluta thjesht e lexuar dhe jo e votuar nga palët për takimin të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian mbështet ambicien e Shqipërisë për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, e në veçanti ecurinë në hapjen e një numër të grup kapitujve negociues gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, me pritshmërinë për të hapur grupkapitullin e fundit të mbetur përpara përfundimit të vitit.
Vlerësohet rreshtimi i plotë i Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Rezoluta e vë theksin në avancimin me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Demokratja Jorida Tabaku foli për nevojën e avancimit të rrugëtimit europian të Shqipërisë.
“Ne do të diskutojmë do të debatojmë jemi ballkanas shpeshherë me zë më të lartë me ton më të lartë por për ne rruga europiane është e ardhmja”, u shpreh demokratja Jorida Tabaku.
Më herët raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Andreas Schieder foli për progres në shtetin ligjor por e vuri theksin në vijimin e luftës me korrupsionit.
“Është me rëndësi po ashtu hetimi zyrtarëve të lartë për korrupsion që mbetet një problem. Shqipëria ka miratuar strategjinë antikorrupsion e cila duhet përshëndetur. SPAK jashtëzakonisht i pavarur në mënyrën e operimit të vet. Duhet të pranojmë që në fund nuk është SPAK-U, që fut njerëzit në burg por gjykatat”, tha Andreas Schieder.
Gazment Bardhi përpara Eurodeputetëve përsëriti akuzat e përditshme të cilat i artikulon në parlamentin e Shqipërisë për dështim të qeverisë në luftën me korrupsionit.
““Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë. E vështirë të gjesh sukses në këtë qeverisje. Zgjedhjet jo të lira dhe të barabarta. Nuk mund të presësh të luftosh korrupsionit nga qeveria. Kadastra mos dixhitalizimi e bën të vështirë luftën me korruopsionin”, tha kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi.
Shteti së drejtës tha socialisti Ulsi Manja, ka suksese por mbeten shumë sfida përpara.
“Nuk mund ta bësh Shqipërinë pis siç bën opozita. Ne kemi përgjegjësi të mbyllim kapitujt. Kjo është e matshme”, tha ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
114 hetime financiare brenda një viti dhe sekuestrime pronave të krimit. Çdo reformë e jona e matshme dhe e prekshme.
Ndërsa takimi me eurodeputetët u mbyll me deklaratën e përbashkët të dy bashkëkryetarëve, Balla-Tarkuinio, opozita sqaroi zyrtarisht se nuk u miratua ndonjë deklaratë konsensuale.







