HomeRajoniProtesta në mbështetje të Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit do të mbahet...

Protesta në mbështetje të Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit do të mbahet në Strasburg, 16 nëntor

Advertismentspot_img

Strasburgu do të jetë qyteti ku do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpreh në një konferencë për shtyp se protesta do të mbahet para ndërtesës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në datën 16 nëntor.

“Protestën e radhës do ta organizojmë më 16 nëntor në orën 13:00 para Asamblesë të Këshillit të Europës në Strasburg. Arsyeja pse është zgjedhur ky vend është fakti sepse në këtë vend, në Francë dhe në këtë qytet është marrë vendimi për një gjykatë të padrejtë që është bërë ndaj nesh.”

Organizata e Veteranëve ndërkohë ka vendosur që për momentin të mos mbajë protestë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedoninë e Veriut për momentin nuk do të mbajmë protestë sepse po mbahen zgjedhjet dhe kanë dalë në balotazh. Mund të dalë situata jashtë kontrollit, mund të na provokojë kush.”

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po gjykohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. Katër ish-zyrtarët e lartë të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Në mbështetje të tyre janë mbajtur protesta masive në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë. /rtsh.al/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular