HomeKultureRreziku i vjedhjes dhe trafikut të objekteve, Parku Arkeologjik i Apollonisë nën...

Rreziku i vjedhjes dhe trafikut të objekteve, Parku Arkeologjik i Apollonisë nën masa të rrepta sigurie

Advertismentspot_img

Marrë shkas nga vjedhja spektakolare e muzeut të Luvrit, Parku Arkeologjik i Apollonisë është përfshirë ditën e sotme, 28 tetor, nën masa të rrepta sigurie.

Qëllimi i këtyre masave, është për të parandaluar vjedhjen dhe trafikimin e objekteve që ndodhen tek ky park, ku dhe një dron po kontrollon zonën me përpikmëri, siç njofton gazetarja e Klan News, Anila Sefa.

Si një nga Parqet arkeologjike më të mëdha të vendit, me një sipërfaqje 470 hektarësh, Apolonia antikë është target i trafikantëve të artefakteve. Për herë të parë ky fakt është pohuar në një tryezë të rrumbullakët të zhvilluar në mjediset e Parkut, ku përfaqësues të Trashëgimisë Kulturore Pa kufij, prezantuan një projekt në mbrojtje të lësaj trashëgimie.

Parku Arkeologjik i Apollonisë shtrihet në një territor të gjerë ku objekte të lashta, gjenden në të gjithë zonën përreth duke përfshirë fshati Pojan, Povelcë dhe Radostinë. Banorët e këtyre zonave janë dëshmitarë të gjetjes së dhjetëra objekteve antike gjatë punimeve të tokës apo gërmimeve për ndërtim.

Kështu, ekspertët e mbledhur në këtë tryezë, pohuan se siguria e trashëgimisë kulturore është primare.

Për të sjellë një shembull lidhur me rëndësinë e mbrojtjes, në vitin 2017, policia e Fierit arrestoi dy shtetas dhe sekuestroi 230 objekte antikë të Apolonisë. Objektet ishin vjedhur nga nëntoka përreth parkut arkeologjik për t’u shitur në tregun e zi jashtë vendit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular