Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka hedhur akuza të forta ndaj disa funksionarëve të PD-së, duke i cilësuar ata si hajdutë.
Teksa po replikonte me zyrtarin e PD-së Tedi Koplikun në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Sula tha se në politikë ose je i korruptuar, ose nuk je, pra sipas tij, nuk ka rrugë të mesme.
Ai tha gjithashtu se duhet një frymë e re në politikë, me njerëz të rinj që mbrojnë meritokracinë dhe demokracinë.
“Po si do fitosh ti? Me galloshe, me hajdutë? Po nuk fitohet me hajdutë o zotëri. ‘Unë jam më pak hajdut se ata të mazhorancës, meqë jam më pak hajdut, më votoni mua’ thonë këta. Por nuk shkon kështu politika. Në politikë o je i korruptuar, ose nuk je i korruptuar. Pra të iki unë si galloshe e vjetër dhe të vish ti. Të iki unë hajduti dhe të vish ti që je djalë i ri, që je mendje hapur dhe respekton demokracinë brenda partisë”, tha mes të tjerash Dash Sula, teksa po replikonte me Tedi Koplikun.







