HomeRajoniKriza politike, Vjosa Osmani fton në takim krerët e partive politike

Kriza politike, Vjosa Osmani fton në takim krerët e partive politike

Advertismentspot_img

Ky takim do të zhvillohet nesër në orën 12:00, për të diskutuar rreth situatës së krijuar, pas dështimit të qeverisë së propozuar nga Albin Kurti, për të marrë votëbesimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë të premten (31 tetor) në takim kryetarët e partive politike në vijim të përpjekjeve për formimin e qeverisë së re.

Kujtojmë që të dielën dështoi përpjekja e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit për krijimin e ekzekutivit të ri.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të japë votëbesimin për kabinetin “Kurti 3”, i cili mori vetëm 56 vota pro, kundër 52 kundër dhe 4 abstenimeve.

Presidentja Osmani kishte paralajmëruar më parë se, në rast të dështimit të votimit, ajo do të kishte afat dhjetë ditë për të thirrur partitë politike në konsultime, me qëllim verifikimin nëse ndonjë subjekt politik mund të sigurojë shumicën e 61 votave të nevojshme për një Qeveri të re.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular