Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin nga detyra e kryeparlamentarit, Niko Peleshi. Me 79 vota kundër, PS ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës me 10 vota për shkarkimin e Pelshit.
“Votimi është i fshehtë me elektronikë”, tha nënkryetarja Klodiana Spahiu, teksa opozita protestonte, ndërsa iu drejtua: “Kolegë ju lutem votoni”.
“Mbyllet votimi janë 79 vota kundër, 10 pro dhe 0 abstenim, projektvendimi nuk miratohet”, përfundoi ajo, duke mbyllur seancën parlamentare.
“Këtu mbyllet seanca plenare seanca e radhës fillon në 11:30”, u shpreh Spahiu, teksa opozita vazhdonte protestën në Parlament.
Ndërkohë, pasi Peleshi mbylli fjalimin e tij, kolegët e tij socialistë, e përshëndetën me duartrokitje. Ndërkohë, opozita shpërtheu në protestë.
. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, i cili ishte i fshehtë.
Nga Partia Demokratike morën pjesë në votim deputetët Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bujar Leksaj, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Tedi Blushi. Mori pjesë në votim edhe deputeti Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.
Në total nga opozita kanë marrë pjesë në votim 8 deputetë, ndërkohë që vota kundër janë 10.
2 deputetë,nga radhët e PS ose PSD kanë votuar gjithashtu pro shkarkimit të Peleshit.







