HomePolitike“Ka shkelur 7 ligje”, diskutohet sot kërkesa e PD-së për shkarkimin e...

“Ka shkelur 7 ligje”, diskutohet sot kërkesa e PD-së për shkarkimin e Begajt. Kërkesa e opozitës u depozitua më 15 tetor në Kuvend

Advertismentspot_img

Kërkesa e opozitës u depozitua më 15 tetor në Kuvend dhe përmban shtatë akuza konkrete ndaj kreut të shtetit

Në orën 10:00 të paradites së sotme 31 tetor, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me argumentin se ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Kërkesa e opozitës u depozitua më 15 tetor në Kuvend dhe përmban shtatë akuza konkrete ndaj kreut të shtetit.

Sipas PD-së, Begaj ka vepruar në kundërshtim me ligjin në disa raste, përfshirë dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, ndërhyrjen në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore, pa respektuar procedurat.

Një tjetër pikë e debatueshme është dekretimi i ashtuquajturës “ministre virtuale” Diella, si dhe akuzat se presidenti nuk ka ndërhyrë për të ndaluar përfshirjen e trupës diplomatike dhe stafit të tij në fushatën elektorale të vitit 2025.

Demokratët e akuzojnë gjithashtu Begajn për përfitime të paligjshme dhe konflikt interesi. Sipas tyre, ai rezulton i punësuar në një klinikë private në Tiranë, ndërsa i biri dyshohet se është punësuar fiktivisht në një kompani sigurimesh, që ka fituar tendera nga Presidenca.

Në kërkesën zyrtare theksohet se këto veprime përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe cenojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, shkarkimi i presidentit mund të ndodhë vetëm për shkelje të rënda të ligjit themelor ose për kryerjen e një krimi të rëndë. Kërkesa duhet të nënshkruhet nga të paktën 35 deputetë dhe të miratohet në Kuvend me 94 vota.

Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vërtetojë ose jo fajësinë e presidentit dhe të shpallë shkarkimin ose jo të tij nga detyra.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular