Eshte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe Premium Clinic.
🟦 Ky bashkëpunim do të mundësojë:
✅ Praktika profesionale për studentët e degëve të studimit Mjekësi e Përgjithshme, Infermieri, Teknik Laboratori, Farmaci, Teknik Imazherie etj.
✅ Praktika klinike për specializantët e Fakultetit të Mjekësisë
✅ Angazhim preferencial të stafit akademik
✅ Angazhim në projekte të përbashkëta
✅ Krijimin e mundësive konkrete për zhvillim profesional dhe praktik për studentët e mjekësisë dhe stafin akademik të universitetit
✅ Organizimin e trajnimeve dhe programeve të edukimit të vazhdueshëm
✅ Bashkëpunime shkencore dhe kërkimore në fushën e mjekësisë moderne
Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, dhe drejtuesja e Premium Clinic, Prof. Asoc. Marsida Duli.
Ky bashkëpunim hap dyert për studentët dhe mjekët në praktika klinike, duke u mundësuar atyre një përvojë të drejtpërdrejtë në një ambient modern dhe me standarde bashkëkohore të kujdesit shëndetësor pasi Premium Clinic ofron një gamë të plotë shërbimesh mjekësore dhe specialitetesh, duke u bërë një qendër referimi e rëndësishme për trajtim dhe zhvillim profesional.
Ky partneritet përfaqëson një hap domethënës drejt forcimit të lidhjes midis universitetit dhe tregut të punës, duke ofruar jo vetëm një mundësi më shumë për të gjithë studentët e UMT-së dhe stafin akademik, por edhe duke kontribuar në formimin e brezit të ri të mjekëve me aftësi të integruara teorike dhe praktike.
website:
www.umed.edu.al/ www.premiumclinic.alUMT #PremiumClinic #Mjekësi #Farmaci #Infermieri #Studentë #Fellowship #MundësiPunesimi #PraktikaProfesionale







