HomePolitikeZgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ publikon fletën e votimit për garën në...

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ publikon fletën e votimit për garën në 6 bashki të vendit

Advertismentspot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar fletët e votimit dhe renditjen e kandidatëve për garën në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Këto zgjedhje zhvillohen pas largimeve të disa kryetarëve aktualë që morën mandate deputetësh apo poste të tjera qeveritare.

Në Vlorë, socialistët, garojnë deputeten Brunilda Mersinin, ndërsa demokratët kanë shprehur mbështjetjen për një kandidat të pavarur si Dionis Sota.

Në kahun opozitar garon si i pavarur edhe këshilltari demokrat Gjergji Nika.

zgjedhjet lokale flete votimi  (1)

Në Berat, gara zhvillohet mes Ervin Cecës, aktualisht nënkryetar i bashkisë dhe drejtues i saj që pas dorëheqjes së Ervin Demos, dhe Pavlo Shkarpës, biznesmen që kandidon si i pavarur me mbështetjen e opozitës.

zgjedhjet lokale flete votimi  (5)

Në Tepelenë, socialistët garojnë me Gramos Sakon, ish-drejtor i Gardës së Republikës për 11 vite, ndërsa përballë tij është Gabriel Guma, që hyn në garë si kandidat i pavarur me mbështetjen e opozitës.

zgjedhjet lokale flete votimi  (2)

Pas emërimit të kryebashkiakut Andis Salla si ministër i Bujqësisë, drejtimin e përkohshëm të bashkisë Cërrik e ka marrë Florenc Doka, i cili tashmë është kandidati zyrtar i Partisë Socialiste.

Përballë tij janë dy emra nga radhët e opozitës: Amarildo Hoxha, që kandidon i pavarur me mbështetjen e Partisë Demokratike, dhe Eligert Hima, që garon nën siglën “Shqipëria Bëhet”.

zgjedhjet lokale flete votimi  (4)

Në bashkinë e Matit, gara zhvillohet mes tre kandidatëve. Pas largimit të Agron Malajt për t’u bërë deputet, demokratët mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika.

Partia Socialiste përfaqësohet nga Altin Bojni, që aktualisht mban detyrën e kryetarit të bashkisë, ndërsa ish-drejtuesja e forumit të gruas socialiste në Mat, Suzana Pasha, ka zgjedhur të kandidojë si e pavarur, pas përplasjeve të brendshme me strukturat lokale të PS-së.

zgjedhjet lokale flete votimi  (3)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular