Figura të njohura të politikës shqiptare, si kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, morën pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke i dhënë lamtumirën e fundit një prej liderëve më të shquar të Shqipërisë.
Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ku familjarët dhe bashkëpunëtorët e afërt shprehën respektin dhe dhimbjen për humbjen e figurës politike që ka lënë gjurmë në historinë e vendit.
Pasi u përulën para trupit të pajetë të ish kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, figurat politike shkruajtën edhe përshtypjet në librin e shënimeve.
Një tufe me lule u vendos sot nga Partia Demokratike në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Në ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, duke shprehur respektin dhe përulësinë e tyre për kontributin e Nanos në politikën shqiptare dhe në historinë e vendit.
Më herët edhe figura të tjera opozitare, si Agron Duka e Fatmir Mediu morën pjesë në homazhet për ish kryeministrin dhe ish liderin e PS, Fatos Nano.
Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në Pallatin e Kongreseve, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Basha ishte i shoqëruar nga Merita Bakiu dhe Oriola Pampuri.














