HomeRajoniKosova ndalon një efektiv të Serbisë në kufi, kapet me municion armësh...

Kosova ndalon një efektiv të Serbisë në kufi, kapet me municion armësh në makinë  

Advertismentspot_img

Policia e Kosovës ka ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në veturën e dyshuar, me targa serbe, janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, 9.900 euro para dhe 26.000 dinarë serbë.

Gjithashtu, janë sekuestruar dokumente dhe pajisje personale, përfshirë kartelën e identifikimit dhe distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftime nga Serbia dhe Kosova, pasaporta serbe, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB.

“Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e importit të municionit dhe materialeve të sekuestruara. RTSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular