HomeAktualitetPROTOKOLLI/Ceremonia në nderim të Fatos Nanos, bëhet publik programi shtetëror për Ditën...

PROTOKOLLI/Ceremonia në nderim të Fatos Nanos, bëhet publik programi shtetëror për Ditën e Zisë

Advertismentspot_img

Bëhet publik protokolli që do ndiqet sot (e diele) me rastin e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano, që ndërroi jetë të premten (31 tetor).

Ceremonia funebre për nderimin e ish-kryeministrit do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Pritja për qytetarët dhe miqtë do të nisë në orën 8:30 të mëngjesit.

Ndërkohë që do të mbyllet në orën 12:00 për të filluar me ceremoninë në prani të autoriteteve të lartë shtetërore.

Sakaq, do të ketë dhe fjalime, ndërsa pritet fjala e kryeministrit dhe kreut të PS-së Edi Rama në orën 12:20. Më pas Nano do të përcillet për në banesën e fundit.

PROTOKOLLI:

Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, udhëheqës dhe politikan i shquar, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Programi i ceremonisë:

08:30 – Fillimi i homazheve publike;
11:00 – Përfundimi i homazheve publike
11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular