HomeKulture582 vjet nga rikthimi i Skënderbeut në trojet arbërore

582 vjet nga rikthimi i Skënderbeut në trojet arbërore

Advertismentspot_img

Data 3 nëntor e vitit 1443 ka hyrë në histori si dita e rikthimit të Skënderbeut në atdhe, në krye të 300 kalorësve.

Në vitin 1443, gjatë trazirave që pasuan Betejën e Nishit, ku forcat osmane u shpartalluan nga ushtria e János Hunyadit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu pa një mundësi të rrallë për të vepruar.

Në atë kohë, shërbente si sanxhakbej i Nikopolit në ushtrinë osmane. Duke përfituar nga rrëmujat e krijuara pas disfatës osmane, Skënderbeu vendosi të shkëputej nga Perandoria dhe të rikthehej në tokat shqiptare.

Pasi mblodhi rreth 300 kalorës shqiptarë besnikë, u nis drejt Arbërisë, me synimin për të organizuar një rezistencë të armatosur kundër pushtuesve osmanë.

Skënderbeu rimori kontrollin mbi kështjellat kryesore dhe hodhi themelet e një qëndrese të fuqishme për liri, e cila do të zgjaste për më shumë se dy dekada. Si një nga figurat më të ndritura të historisë shqiptare, Skënderbeu shënoi një kthesë të rëndësishme në fatin e trojeve arbërore në shekullin XV.

Vendosmëria, strategjia ushtarake dhe fryma e bashkimit që ai solli, e bënë atë një simbol të rezistencës shqiptare dhe një figurë të respektuar në historinë evropiane. ATA

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular