HomeKultureFlor Mumajesi anulon koncertin! Çfarë po ndodh me kantautorin, shkëputja nga miqtë...

Flor Mumajesi anulon koncertin! Çfarë po ndodh me kantautorin, shkëputja nga miqtë dhe tregu muzikor

Advertismentspot_img

Prej disa vitesh, fansat dhe kolegët po kërkojnë rikthimin e Flor Mumajesit në muzikë. Kantautori mungon prej shumë kohësh, duke u shkëputur jo vetëm nga muzika, por edhe nga jeta aktive dhe kontaktet me miqtë e tij. Vetëm pak kohë më parë, u përfol se ai ishte duke u përgatitur për një rikthim, me një koncert të tij.

Flori ka gati një sërë këngësh, që pritet të lançohen së shpejti. Një koncert, duket se do të jetë eventi që do të sjellë edhe njëherë në skenë Florin. Kënga e famshme, “Pa jetë” pritet që të ketë një variant të ri, të ribërë, duke qenë vetëm një nga këngët e ribëra prej tij. Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.

Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por duket se ky rikthim, ende nuk është gati, pasi artisti ende nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të rivijë përpara publikut.

Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer për karrierën e saj, përjetimet pas skenës dhe mundësinë e një rikthimi në muzikë. Edhe pse vitet e fundit është distancuar nga jeta artistike, Çiljeta mbetet një nga figurat më të dashura e më karizmatike të shoubizit shqiptar. Me një karrierë që nisi herët dhe me hite që u kthyen në himne të një brezi të tërë, ajo ka arritur të ruajë lidhjen e saj me publikun përmes natyrshmërisë, humorit dhe energjisë pozitive që e karakterizon. E pyetur nëse planifikon të rikthehet me një këngë të re, Çiljeta u shpreh me sinqeritetin që e dallon: “Jam karikuar të bëj një këngë të re, por do ta bëj vetëm nëse Flori Mumajesi rikthehet.”

Me plot humor, ajo shtoi se vetëm Flori di t’i sjellë në jetë këngët që përfaqësojnë frymën e brezit të saj: “Vetëm Flori mund t’i bëjë këngët e kohës sime, ose do iki tek ai që më ka nxjerrë për herë të parë si këngëtare”.

Këngëtarja tregoi se ka tentuar të komunikojë me producentin e njohur për një rikthim të mundshëm: “I kam shkruar para dy muajsh: ‘Do kthehesh, se na ke lënë pa këngë’. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë mendoj se do vijë një kohë që i gjithë brezi ynë do të rikthehet. Nuk e di, por kështu e ndjej”.

Dashur pa dashur, këngëtarja ka konfirmuar atë që prej kohësh përflitej, shkëputjen e raporteve që Flori ka edhe me miqtë që dikur i ka pasur të afërt. Ndërkohë, deklarata e saj konfirmon edhe faktin se rikthimi i tij do të marrë sërish shumë kohë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular