HomeKronikeFNSH dhe policia “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle “blic” pas ngjarjeve të fundit...

FNSH dhe policia “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle “blic” pas ngjarjeve të fundit tragjike në qytet

Advertismentspot_img

Vijojnë kontrollet e shtuara në qytetin e Vlorës nga Policia e Vlorës, Forcat Operacionale dhe FNSH-ja. Pas ngjarjeve të fundit dhe me qëllim rritjen e sigurisë publike, uniformat blu kanë shtuar masat në disa pika kryesore të qytetit.

Kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe tek ata që dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta apo nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, po kryhen verifikime për dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha akset kryesore të qytetit, me synimin për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të garantuar rendin e qetësinë publike në Vlorë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular