Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.
Mesohet se pro kërkesës së Erjon Veliaj kanë qenë 5 gjyqtarët: Marjana Semini, Ilir Toska, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji.
Kundër kërkesës së Veliajt siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, kanë qenë tre gjyqtarët kushtetues: Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn/ Berisha: E shoh si një dhuratë që Rama i bëri padashje kundërshtarit të tij
Pyetje: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ende jo zyrtar, që ka rrëzuar qeverinë dhe ka lënë në detyrë si kryetar bashkie z. Erion Veliaj. Si e komentoni këtë vendim?
Sali Berisha: E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin. Por gjithashtu e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri padashje kundërshtarit të tij.
Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto. Nuk ka moral, sepse Haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, të dy janë të rrëzuar me këtë vendim.
Faleminderit, mirupafshim.







