Raundi i katërt në Ligën e Kampioneve, rezervon finale të parakohshme. Të martën e 4 nëntorit, do të luhen nëntë ndeshjet e para, ku veçanërisht spikasin dy.
Liverpool pret në shtëpi Real Madrid, në një ndeshje ku spektakli është i detyruar. Dy ekipet vijnë pas fitoreve dhe synojnë të ruajnë vazhdimësinë.
Përballje spektakolare do të jetë edhe ajo mes PSG-së dhe Bayern Munich, në kryeqytetin francez. Gjermanët vijnë me 15 fitore radhazi dhe duan të vazhdojnë ecurinë pozitive.
Megjithatë, PSG-ja, kampione në fuqi do të kërkojë me çdo kusht tre pikët përballë publikut të tyre.
Juventusi pret portugezët e Sporting Lisbona, ndërsa Atletico Madrid luan ndaj belgëve të Royale Union SG.
Përballjet e tjera, janë Tottenham-Copenhagen, Bodo/Glimt-monaco dhe Olympiacos-PSV. Këto takime janë planifikuar në orën 21:00, ndërsa më herët, në orën 18:45, do të luhen dy ndeshjet e tjera, Napoli-Eintracht dhe Slavia-Arsenal.



                                    




