Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të emërohet këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama. Mësohet se Gjonaj do të shërbejë edhe si urë lidhëse për nismat ligjore mes qeverisë dhe Kuvendit.
Kujtojmë se Gjonaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetit nga lista e hapur ë Tiranë në zgjedhjet parlamentare.


                                    




