HomePolitikePresidenti Begaj takon përfaqësues të diasporës shqiptare në Kajro: Kudo ku shkojmë,...

Presidenti Begaj takon përfaqësues të diasporës shqiptare në Kajro: Kudo ku shkojmë, ne dimë…

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është takuar këtë të hënë, më 3 nëntor, me përfaqësues të diasporës shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Egjipt.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për t’u takuar me shqiptarë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, duke theksuar se: “kudo ku shkojmë dhe kudo që ndërtojmë jetën tonë, ne dimë të bashkohemi për të ndihmuar njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, për të promovuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme”

Presidenti Begaj vlerësoi rolin historik të diasporës shqiptare në Egjipt, e cila që nga shekulli XIX ka qenë një urë e rëndësishme lidhjeje mes dy vendeve.

Ai përmendi kontributet e figurave të shquara, si: Muhamed Ali Pasha dhe Thimi Mitko, që me vizionin dhe përkushtimin e tyre ndihmuan në zhvillimin e Egjiptit modern dhe në ndërtimin e identitetit kombëtar në periudhën e Rilindjes.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve bashkëkohore mes Shqipërisë dhe Egjiptit përmes bashkëpunimit në fushat e tregtisë, arsimit, shkencës, teknologjisë, kulturës dhe turizmit.

Presidenti Begaj i ftoi të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Egjipt të mësojnë e të promovojnë gjuhën shqipe, të bashkohen në forume e organizata promovuese të vlerave më të mira tonat, në mënyrë që “miqësitë e lindura sot, të kthehen në partneritete të së nesërmes”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular