HomePolitikeRama: UBT, pararojë e transformimit, drejt njehsimit të diplomave me Austrinë. Rektori...

Rama: UBT, pararojë e transformimit, drejt njehsimit të diplomave me Austrinë. Rektori Fatbardh Sallaku: Një histori suksesi në arsimin shqiptar

Advertismentspot_img

Objektivat në bujqësi: Nga sistemi i regjistrimit të parcelave deri te siguria e produktit “Made in Albania”

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot, 3 nëntor, në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë.

Ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit ndanë dijen, inovacionin dhe vizionin e përbashkët për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale. Prezent ishte edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Fjalën e tij, kryeministri e nisi duke kujtuar hapat e parë të reformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), që sot shënon 74-vjetorin e krijimit të tij.

“Momenti kur rektori m’u drejtua me sens urgjence dhe paniku prej rënies së numrit të studentëve dhe nevojës për të mundësuar që universiteti të mos mbetej pa studentë, duke më kërkuar uljen e mesatares së pranimit në këtë universitet. I thashë rektorit që ne duhet të shkojmë në të kundërtën, të synojmë që t’i japim universitetit markën e ekselencës dhe ta bëjmë tërheqës”, u shpreh Rama

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që nga një universitet që jetonte në një proces rrënimi të vazhdueshëm si rezultat i kthimit të kurrizit ndaj temave që ky universitet mbulon dhe që në fillim të bashkëpunimit tonë ishte i sulmuar dhe i kapur për fyti nga një rrjet i tërë metastazash të kancerit të ndërtimeve pa leje, sot është kthyer në një pararojë të transformimit, ambicies për Shqipërinë e së nesërmes dhe përgjegjshmërisë së lartë përpara brezit të atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona për t’u bërë specialistët e së nesërmes”, tha Rama.

“Kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta”, shtoi me humor kreu i qeverisë, referuar bashkëpunimit me rektorin e UBT-së.

Aplikime të reja për në AKU

U bëri thirrje të rinjve në fushën e sigurisë ushqimore “që të guxojnë”, në sajë të një procesi që ka nisur në vend për përzgjedhjen e atyre që do t’i bashkohen Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU-së).

“Pak kohë më parë kërkuam ndihmën e UBT-së për të bërë një testim të kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. Kemi marrë nga grupi i angazhuar një raport shumë cilësor, një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë si eksperiencë të shtrirë me botën akademike për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektoriateve të vendit tonë. Duke krijuar një aleancë që do t’i hapë rrugë profesionistëve që duan të përfshihen në inspektoriate sipas meritës dhe për t’u mbyllur rrugën atyre që kanë hyrë në këto inspektoriate pa integritetin e duhur profesionalku janë bërë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes”, tha kryeministri.

“Doja të ftoja të gjithë ata studentë që nesër do të kishin dëshirë të përfshiheni në këto inspektoriate apo ata që kanë mbaruar Universitetin Bujqësor dhe duan të kontribuojnë në AKU, të guxojnë dhe të aplikojnë kur të hapet procesi i aplikimeve të reja, ku do të vlerësojmë bashkë me UBT-në ata që do të merren në punë”, ishte apeli i Ramës.

Rektori: UBT po reformohet

Në 74-vjetorin e themelimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), rektori Fatbardh Sallaku falenderoi numrin një të kabinetit qeveritar për vëmendjen që i ka dhënë UBT-së ndër vite.

“UBT ka pronësinë e një prej konferencave më të rëndësishme në rajonSot festojmë 74 vite punë, dituri e përkushtim. Më lejoni të falenderoj donatorët dhe partnerët tanë që kanë bërë të mundur organizimin e këtij eventi dhe shumë nismave të tjera”, deklaroi Sallaku.

Theksoi se ky institucion po shndërrohet në një kampus modern, me një numër të lartë profesorësh e kërkues shkencorë.

“Kjo histori suksesi mban gjurmën tuaj zoti kryeministër”, i tha rektori Ramës.

Një histori suksesi në ndërtim që flet më shumë se çdo perceptim i gabuar. UBT po reformohet, për t’u rilindur në funksion të një qëllimi të ri, për ta bërë universitetin të pranishëm në çdo pjesë të këtij vendi. Reforma nuk është e lehtë, ka pasur debate, një universitet që debaton është një universtiet që jeton. Nga përplasja e mendimeve lind qartësia e vizionit”, shtoi Sallaku.

Bergner: Integrimi në BE ofron qasje në tregje të mëdha

Karl Bergner, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, tha se “Shqipëria është e bekuar me burime natyrore, klimë të favorshme dhe një traditë të punës së madhe”.

Theksoi se integrimi europian për vendin tonë është një mundësi transformuese.

“Ofron qasje në tregje më të mëdha e të vlefshme, e me gjasë me çmima më të mira dhe me politika që nxisin qëndrueshmërinë dhe novacionin”, tha ai.

“Na duhet të përshtatemi e të bashkëpunojmë me standardet e BE-së. Kemi folur gjatë për përshtatjen, është koha tashmë të veprojmë!”, përfundoi ambasadori.

Produkti shqiptar në fokus

Në fjalën e tij, ministri Andis Salla tha se “ky takim është një moment reflektimi, ku shihet rruga e bërë me vizionin drejt një bujqësie moderne”.

“UBT ka përgatitur mijëra agronomë, veterinerë e specialistë që kanë mbajtur gjallë bujqësinë. Falenderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, nga SHBA-të, Gjermania, Italia, Anglia e veçanërisht Universitetin BOKU të Vjenës.”

Duke u bazuar te grup-kapitujt e negociatave Shqipëri-BE që lidhen me sektorin e bujqësisë, ai radhiti një sërë objektivash.

“Do të ngremë numrin e kapaciteteve njerëzore dhe do të ketë një sistem të regjistrimit të parcelave. Për sigurinë ushqimore, do të ndërtojmë një sistem digjital për gjurmimin e inputeve bujqësore, që do të garantojë që çdo produkt shqiptar të jetë i sigurt dhe i certifikuar. Te peshkimi dhe burimet detare, me në fokus ruajtjen e ekosistemit, po punojmë për rritjen e kapaciteteve njerëzore, reformimin e strukturave dhe rritjen e profesionalizmit në çdo institucion varësie. Do të garantojmë përfshirjen e ekslencës së UBT-së”, tha Salla.

“Stacioni ynë i ardhshëm është BE-ja, do të mbërrijmë me dinjitet me produktin tonë dhe UBT është një ndër aleatët më të çmuar në këtë rrugëtim”, përfundoi ministri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular