HomeAktualitetUrdhri për ndalimin e përkohshëm të monopatinave, rrugorja bllokon 1462 mjete elektrike

Urdhri për ndalimin e përkohshëm të monopatinave, rrugorja bllokon 1462 mjete elektrike

Advertismentspot_img

Pas vendimit për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike në Shqipëri, Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në rrugë. Deri më sot, forcat e rendit kanë bllokuar 1,462 mjete elektrike, mes të cilave 1,336 monopatina dhe 126 motorë elektrikë.

Rregullorja e re që do të përcaktojë kushtet për përdorimin e mjeteve elektrike është ende në fazë përgatitjeje. Sipas parashikimeve paraprake, mosha minimale e lejuar do të jetë 16 vjeç, ndërsa shpejtësia maksimale do të kufizohet në 25 kilometra në orë, vetëm brenda zonave urbane.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të posaçëm “Për ndalimin e mjeteve me pedale dhe patinave elektrike”, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e qarkullimit të mjeteve që nuk plotësojnë kushtet ligjore për qarkullim, dhe që përbëjnë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor 2025, janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike, konkretisht:

1336 monopatina elektrike;

126 motomjete elektrike.

Më tej, 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt (8 prej tyre në gjendje të dehur dhe tjetri pa leje drejtimi).

Kontrollet janë kryer në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit të automjeteve apo mjeteve motorike, elektrike dhe biçikletave që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në të gjitha zonat e kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular