HomePolitikeShifrat/Ja sa kanë kushtuar fushatat e PS dhe PD më 11 maj....

Shifrat/Ja sa kanë kushtuar fushatat e PS dhe PD më 11 maj. Mediut i kushton shtrenjtë fushata, dalin faturat për LaCivitan

Advertismentspot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e plotë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ka pasqyrohen shpenzimet e tyre për zgjedhjet e 11 majit.  Partia Socialiste ka shpenzuar në total 169,574,703 lekë, në zgjedhjet e 11 majit. Sipas raportit zyrtar të bërë publik nga KQZ, totali i shpenzimeve indirekte-dhurimet janë në vlerën e 9,889,608 lekëve.

Ndërkohë Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit ka shpenzuar në total 213,060,301 lekë, ndërsa totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet kapin shifrën e 270,000 lekëve. Sipas KQZ,  për PD totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare është në vlerën e 13,819,837 lekëve.

Raporti i plotë për PS:

Detaje dhe Përmbledhje

Të ardhurat

Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390

Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608

Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0

Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0

Totali i të ardhurave nga vetë partia: 103,740,313

Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 9,889,608

Totali i të ardhurave: 180,021,311

Huatë dhe Kreditë

Totali i huave dhe kredive: 0

Shpenzimet

Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 169,574,703

Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0

Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608

Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 0

Raporti i plotë për PD:

Detaje dhe Përmbledhje

Të ardhurat

Totali i të ardhurave nga fondet publike: 44,818,545

Totali i të ardhurave nga individë: 9,921,118.755

Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 1,400,000

Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0

Totali i të ardhurave nga vetë partia: 171,010,474

Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 270,000

Totali i të ardhurave: 227,150,137.755

Huatë dhe Kreditë

Totali i huave dhe kredive: 0

Shpenzimet

Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 213,060,301

Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0

Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 270,000

Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 13,819,837

Zbulohet marrëveshja e koalicionit të djathtë për zgjedhjet e 11 majit. Sigurohen informacionet se sa lekë kanë shpenzuar PD dhe aleatët e saj në fushatë.

Pesë subjektet politike të koalicionit kanë deklaruar këto shuma:

Partia e Lirisë: 15,000,000 lekë

Partia Republikane: 5,000,000 lekë

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut: 5,000,000 lekë

Partia Agrare Ambientaliste: 5,000,000 lekë

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet: 5,000,000 lekë

Konsulenti amerikan Chris LaCivita që pagoi Sali Berisha për fushatën e 11 majit ka përfituar edhe nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili i ka paguar fatura për akomodim në hotele luksi në Tiranë, por edhe për masazhe.

Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që Mediu ka dorëzuar në KQZ, evidentohet se ai ka paguar 118 mijë lekë akomodim e masazhe indian për Chris LaCivita.

Po ashtu, Mediu ka paguar edhe 112 mijë lekë për Paul Manafort dhe 82 mijë lekë për Stewart James Jackson.

ADVERTISING

Akomodim në Hotel (Maj 2025):
◦ Fatura për Steëart James Jackson: 81,312.00 ALL (kryesisht akomodim).
◦ Fatura për Paul Manafort: 112,116.00 ALL (akomodim dhe shërbime të tjera).
◦ Fatura për Chris LaCivita: 118,916.00 ALL (akomodim, bar dhe shërbime masazhi)

Akomodim e masazhe indiane! Mediut i kushton sa “qimet e kokës”

Fushata e 11 majit, Mediu kontraktoi kompaninë amerikane 35 mijë dollarë për median online

Fatmir Media ka kontraktuar një kompani amerikane për zgjedhjet e 11 majit, për të bërë strategjinë e rrjeteve sociale. Në raportin që ka dorëzuar në KQZ, thuhet se Mediu ka paguar 35 mijë euro kontratën e PR me Harris Media.

Pjesë nga kontrata

“Klienti do t’i paguajë Kontraktorit një Mbajtëse sipas orarit të mëposhtëm:

a.            Do të paguhet paraprakisht për shërbimet që përfshijnë konsulencën dhe strategjinë dixhitale, menaxhimin e mediave sociale, dizajnin grafik, menaxhimin e bazës së të dhënave, redaktimin e videove të lehta, marketingun me email, mirëmbajtjen e faqes së internetit dhe ndihmën me METА.

b.            Kontraktori do të shërbejë si strateg i medias dixhitale, duke marrë pjesë në thirrje dhe takime ditore dhe/ose javore me kërkesë të Klientit dhe duke përgatitur raporte mbi aktivitetet dhe planet mbi iniciativat kryesore në mënyrë të rregullt me kërkesë të Klientit.

Si pjesë e Marrëveshjes së Mbajtjes, Kontraktori do të dërgojë Zëvendëspresidentin e Çështjeve Politike të Harris Media, Brian Ruddle, në Tiranë për datat nga 12 prilli 2025 deri më 19 prill 2025. Përveç kësaj, Harris Media do të dërgojë një nga ekzekutivë tanë të lartë të kontabilitetit, Austin Parsons, për t’u vendosur në vend nga 12 prilli  deri në fund të fushatës. Anëtari/anëtarët e stafit të integruar do të punojnë në koordinim të ngushtë me ekipin e Klientit për të ofruar mbështetje në vend, për të ekzekutuar detyra të lidhura me fushatën dhe për të siguruar integrim të përsosur me përpjekjet e vazhdueshme të marketingut dixhital. Kjo dispozitë nuk do të interpretohet si një marrëdhënie pune midis anëtarit të stafit të integruar dhe Klientit. Anëtari i stafit do të mbetet nën drejtimin dhe punësimin e Kontraktorit gjatë gjithë kohëzgjatjes së detyrës.

Shpenzimi do të paguhet sipas skemës së mëposhtme:

– Shpenzim një herësh prej 35,000 dollarësh, për të gjithë kohëzgjatjen e kësaj marrëveshjeje

(2) Klienti do të rimbursojë Kontraktorin për të gjitha rregullimet e udhëtimit dhe akomodimit në përputhje me kushtet e përcaktuara në seksionin e lartpërmendur të kësaj Marrëveshjeje”.

Partia Republikane (PR) ka pasur një total të ardhurash prej 11,808,057 lekë.

Këto të ardhura janë ndarë sipas burimeve si më poshtë, bazuar në Përmbledhjen Financiare të subjektit:

1. Totali i të ardhurave nga fondet publike (Financime publike):

    ◦ Shuma: 2,689,113.00 ALL.

2. Totali i të ardhurave të krijuara nga vetë partia (Financime jopublike):

    ◦ Shuma: 9,118,944.84 ALL.

Akomodim e masazhe indiane! Mediut i kushton sa “qimet e kokës”
Akomodim e masazhe indiane! Mediut i kushton sa “qimet e kokës”
Akomodim e masazhe indiane! Mediut i kushton sa “qimet e kokës”
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular