HomeRajoniKomisionerja e Zgjerimit, Kos jep lajmin e mirë për Kosovën: Masat ndëshkuese...

Komisionerja e Zgjerimit, Kos jep lajmin e mirë për Kosovën: Masat ndëshkuese të BE-së mund të hiqen së shpejti

Advertismentspot_img

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, ka deklaruar këtë të martë, më 4 nëntor nga Brukseli, se BE mund të heqë së shpejti masat ndëshkuese për Kosovën, të vëna në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri.

“Përsa i përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës në progres-raport, ne besojmë se mund t’i heqim këto masa sa më shpejt të jetë e mundur, pasi dhe zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe normale.”, tha Kos.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kos mbajti një qëndrim më kritik sa i përket Serbisë, duke thënë se duhet t’i përmbahet angazhimeve.

“Sa i përket Serbisë, progres-raporti është kritik, sigurisht. Nga ana tjetër ne jemi në mënyrë konstante në komunikim me qeverinë, me presidentin Vuçiç.

Ata na kanë premtuar se do arrijnë t’i përmbahen angazhimeve. Ne po presim që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ka qenë një vit i vështirë për Serbinë sepse ka patur një process ku u krijua një qeveri e re. Ne duhet të pranojmë që duhet të ketë një ritëm tjetër, në zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me ligjin e ri electoral. “, vazhdoi më tej Kos, gjatë një konference që mbajti me gazetarët, pas prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate për në BE.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular