HomePolitikeKushtetuesja anuloi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt, Rama: U...

Kushtetuesja anuloi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt, Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në platformën “X”, Rama e cilësoi vendimin si dëshmi se ai nuk kontrollon të gjitha pushtetet, duke hedhur poshtë akuzat për kapje institucionale.

Ai theksoi se ky vendim duhet të shërbejë si precedent për trajtimin e çështjeve të ngjashme, duke vënë në dukje se parimet e ndjekura nga Gjykata Kushtetuese duhet të aplikohen edhe në rastin e shqyrtimit të paraburgimit të kryebashkiakut.

Rama shkruan për zgjidhjen e ngërçit institucional, duke theksuar se Tirana nuk mund të mbetet pa drejtim për një kohë të gjatë.

Kushdo që ka mundësinë të kontribuojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd duhet të kujtojë se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë,” u shpreh ai.

Reagimi i Kryeministrit Rama në platformën “X”

Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo

2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo

3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo

Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular