HomeKultureMbushen 79-të vjet nga Kushtetura e UNESCO-s: Ndërtimi i paqes nis nga...

Mbushen 79-të vjet nga Kushtetura e UNESCO-s: Ndërtimi i paqes nis nga mendjet e njerëzve

Advertismentspot_img

Kushtetuta e UNESCO-s hyri në fuqi më 4 nëntor 1946, pas ratifikimit nga 20 vende nënshkruese.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën, kremton sot përvjetorin e 79-të të kushtetutës, e cila u krijua për t’iu përgjigjur besimit të fortë të OKB-së se, marrëveshjet politike dhe ekonomike nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme. Paqja duhet të vendoset mbi bazën e solidaritetit moral dhe intelektual të njerëzimit.

“Meqenëse luftërat fillojnë në mendjet e njerëzve, është në mendjet e njerëzve që mbrojtja e paqes duhet të ndërtohet”, kjo shprehje mbetet ende motoja e UNESCO-s, ku vendi ynë aderon prej 16 tetorit të vitit 1958.

Misioni kryesor i UNESCO-s, siç ishte përcaktuar fillimisht në Kushtetutën e saj, ishte krijimi i kushteve të bashkëjetesës paqësore midis kombeve. Ky mision ishte ekuivalent me një eksperiment në inxhinierinë sociale në shkallë globale, i cili konsistonte në përpunimin dhe përhapjen e një botëkuptimi të ri bazuar në një vizion të rishikuar të njerëzimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular