HomeKultureMiratohet në parim projektligji “Për Librin”, synon të vendosë politika të qëndrueshme

Miratohet në parim projektligji “Për Librin”, synon të vendosë politika të qëndrueshme

Advertismentspot_img

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u miratua në parim projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.09.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, i paraqitur nga zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa.

Gjatë prezantimit, Pipa theksoi se nisma synon të vendosë themelet e një politike të qëndrueshme për zhvillimin e kulturës së leximit, përmirësimin e qasjes publike në dije, si dhe modernizimin e infrastrukturës ligjore që rregullon sektorin e botimeve dhe shpërndarjes së librit në vend.

Ligji aktual nr. 9616  27 shtator 2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë” megjithëse ka shërbyer për një periudhë të gjatë nuk i përgjigjet më realitetit bashkëkohore të zhvillimeve teknologjike , ndryshimeve në tregun e librit dhe nevojës për qasje gjithëpërfshirëse dixhitale

Projektligji parashikon nxitjen e leximit dhe promovimin e librit shqip brenda dhe jashtë vendit, përfshirë pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare dhe ngjarje letrare, si dhe promovimin e librit digjital dhe të atij të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara.

Po ashtu, synohet forcimi i rolit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, që do të ketë fonde të dedikuara për mbështetjen e këtyre iniciativave.

Këto ndryshime që ne i kemi studiuar  dhe reflektuar synojmë që të forcojmë pikërisht këto politika për të pasur orientime , botues që i respektojnë më së miri rregullat.”

“Ky ligj i hap rrugë pikërisht kësaj fushe që është tepër e rëndësishme. Por nga këndvështrimi i botuesit problemi kryesor është mbrotja nga pirateria.  Sistemi ligjor nuk të mbron sot për sot

Ndryshimet ligjore nuk sjellin kosto shtesë buxhetore, por parashikohet që në buxhetin e vitit të ardhshëm të ketë një fokus të veçantë për fondin e librit dhe pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare.

Projektligji u miratua unanimisht, duke hapur rrugën për miratimin përfundimtar në Kuvend të një ligji që pritet të modernizojë politikat për librin, leximin dhe industrinë e botimeve në Shqipëri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular