HomePolitikeProgres-raporti i KE/Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën...

Progres-raporti i KE/Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Advertismentspot_img

Komisioni Europian publikoi sot Raportin e Progresit për Shqipërinë 2025, i cili paraqet një analizë të detajuar të zhvillimeve në vend gjatë një viti.

Raporti evidenton përparimin e qëndrueshëm të vendit tonë në reformat kyçe, shënon arritjet konkrete dhe rithekson përkushtimin e palëkundur të Qeverisë dhe të Shqipërisë ndaj standardeve europiane.

Në mënyrë të veçantë, raporti përshëndet angazhimin e fortë politik të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Ai thekson përparimin e rëndësishëm në reformat themelore, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë, si dhe rezultatet domethënëse të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar në këto fusha.

Raporti vlerëson përparimin e bërë në procesin e negociatave të anëtarësimit që prej tetorit të vitit 2024, duke theksuar ecurinë e tyre me një ritëm “të paprecedentë”, që ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti. Në përputhje me planet e përbashkëta të punës, pesë kapitujt e mbetur pritet të hapen para fundit të këtij viti.

Për të dytin vit radhazi, Komisioni Europian ripohoi mbështetjen për objektivin e Shqipërisë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, në një proces plotësisht të bazuar në meritë.

Raporti pasqyron gjithashtu, me realizëm dhe në mënyrë të balancuar, sfidat që mbeten përpara, si forcimi i mëtejshëm i institucioneve, rritja e vazhdueshme e transparencës, sundimi i  ligjit, etj.

Raporti i Progresit për vitin 2025 është dokumentit më pozitiv i publikuar ndonjëherë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian . Ai reflekton punën e madhe të bërë nga ekipi negociator, përkushtimin e pandërprerë të administratës publike si dhe institucioneve qendrore e vendore si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Komisionin Europian dhe institucionet e tjera të BE-së drejt qëllimit të përbashkët, anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Ministria për Europën dhe e Punët e Jashtme e mirëpret raportin e Komisionit dhe i konsideron gjetjet si dhe rekomandimet e tij një moment të rëndësishëm reflektimi, për të vlerësuar rrugën e deritanishme dhe për të forcuar përgjegjësinë për të vijuar përpara me fokus, vendosmëri dhe rezultate konkrete.

Integrimi në BE mbetet udhërrëfyesi ynë strategjik për forcimin e demokracisë, zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë, në dobi të një të ardhmeje të përbashkët europiane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular