HomeBotaDisfata në zgjedhjet e bashkisë së Nju Jorkut, reagon Presidenti Trump: Po...

Disfata në zgjedhjet e bashkisë së Nju Jorkut, reagon Presidenti Trump: Po të ishte emri im në listë do fitonim, ndikoi dhe mbyllja e qeverisë

Advertismentspot_img

Pas rezultateve zhgënjyese të republikanëve në zgjedhjet lokale të së martës, përfshirë edhe fitoren historike të Zohran Mamdanit në Nju Jork, Donald Trump ka reaguar me tone mbrojtëse, duke u përpjekur të distancohet nga humbjet e partisë së tij.

Në një postim në Truth Social, Presidenti i SHBA shkroi: “Trumpi nuk ishte në fletëvotimi dhe mbyllja e qeverisë ishin dy arsyet pse republikanët i humbën zgjedhjet sonte”, duke ia atribuar dështimet faktorëve të jashtëm si mbyllja e përkohshme e qeverisë federale dhe mungesa e tij në garat lokale.
Trump kishte ndërhyrë personalisht në disa gara, përfshirë ato në New Jersey dhe Virxhinia, ku kishte mbështetur Jack Ciattarelli dhe Winsome Earl-Sears, të cilët gjithashtu pësuan humbje. Një ditë para zgjedhjeve, ai u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij që të votonin ish-guvernatorin Andrew Cuomo në vend të demokratit Zohran Mamdani dhe kandidatit republikan Curtis Sliwa në garën për kryebashkiakun e Nju Jorkut.

Megjithatë, përpjekjet e tij rezultuan të kota: Mamdani triumfoi, ndërsa të gjithë kandidatët e mbështetur nga Trump humbën garat e tyre.

Pas humbjeve, Presidenti tentoi të zhvendosë vëmendjen drejt një lajmi më të favorshëm për të, duke theksuar se intervista e tij në “60 Minutes” kishte “shikueshmërinë më të lartë në vite”.

Analistët politikë në SHBA e kanë cilësuar reagimin e Trump si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë pas një serie dështimesh elektorale, që tregojnë një dobësim të ndikimit të tij politik në skenën republikane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular