HomeKultureKënga shqiptare në Junior Eurovision 2025, publikohet klipi “Fruta Perime” e kënduar...

Kënga shqiptare në Junior Eurovision 2025, publikohet klipi “Fruta Perime” e kënduar nga Kroni Pula

Advertismentspot_img

Publikohet  klipi i këngës “Fruta perime”, me të cilën Kroni Pula do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet më 13 dhjetor në Tbilisi, Gjeorgji.

Artistja e re u shpall fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, duke rrëmbyer çmimin e madh në kategorinë “Junior” me interpretimin plot energji të këngës “Fruta perime”.

Kënga është kompozuar dhe orkestruar nga Adrian Hila, ndërsa sjell një mesazh të gëzueshëm për jetën, ngjyrat dhe ushqimin e shëndetshëm përmes vargjeve plot ritëm e humor.

Artistja e vogël Kroni Pula rrëfen emocionet që e kanë pushtuar për këtë ekperiencë të re që e pret.

“Është një nga gjërat më të bukura që unë kam bërë. E pres me gjithë kënaqësi, jam përgatitur shumë. Kam bërë shumë shokë e shoqe, nga Spanja, Gjerogjia, në të gjithë vendet. Atmosfera ishte shumë e bukur. Unë u kënaqa shumë tek klipi, këtë gjë e bëra edhe me disa shoqe e shokë. Kënga ime është një mesazh që fëmijët të hanë fruta dhe perime sepse i bëjnë mirë. Mesazhi im është që të gjithë fëmijët të hanë më shumë fruta perime, të hanë ndonjëherë ndonjë ëmbëlsirë të vogël, por më shumë të hanë shëndetshëm” shprehet artistja  e vogël.

Kroni Pula pritet të ngjitet në skenën e Junior Eurovision 2025 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën e saj plot ngjyra dhe pozitivitet, duke sjellë në skenën ndërkombëtare shpirtin dhe energjinë e fëmijëve shqiptarë. RTSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular