HomeAktualitetMinistri i Financave Malaj zbulon 4 shtyllat kryesore të projektbuxhetit 2026

Ministri i Financave Malaj zbulon 4 shtyllat kryesore të projektbuxhetit 2026

Advertismentspot_img

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezanyuar këtë të mërkurë, më 5 nëntor, projektbuxhetin për vitin 2026, duke e cilësuar atë si një dokument strategjik që përfaqëson angazhimin e qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të standardit të jetesës.

Gjatë fjalës së tij, Malaj u shpreh se ky projektbuxhet është rezultat i një procesi të gjatë dhe të koordinuar mes institucioneve, “i mbështetur në analiza të thelluara makroekonomike dhe vlerësime fiskale të balancuara”.

Me një total prej 886.7 miliardë lekësh në shpenzime publike të parashikuara, buxheti fokusohet në investime për infrastrukturë moderne, përmirësim të sistemeve digjitale, zhvillim të energjisë së gjelbër dhe forcim të kapitalit njerëzor.

Ministri Malaj e përshkroi projektbuxhetin si një “kontratë të qeverisë me qytetarët“, jo thjesht një dokument financiar, por “një angazhim konkret për të garantuar stabilitet ekonomik dhe rritje të standardit të jetesës” së tyre.

4 shtyllat kryesore të këtij buxheti:

Ministri Malaj tha se janë katër shtylla kryesore të këtij projektbuxheti: Rritja ekonomike, konsolidimi fiskal, mirëqenia ekonomike dhe integrimi në BE.

Reforma e pensioneve

“Por reforma e pensioneve është pika kryesore.”, shtoi Malaj. Ai, e cilësoi Reformën e Pensioneve si një nga gurët e themelit të projektbuxhetit 2026, duke e prezantuar me krenari si një angazhim të mbajtur nga qeveria për të garantuar një pension të drejtë për shtresat më të nderuara të shoqërisë.

Kështu, duke filluar nga 1 janari 2026, përveç indeksimit vjetor që aplikohet rregullisht, do të nisë zbatimi i rritjes mujore të pensioneve.

Kjo me objektivin që deri në fund të mandatit të arrihen këto nivele:

-Pensioni urban me vite të plota pune: nga 27 mijë e 350 lekë aktualisht, në 40 mijë lekë.

-Pensioni urban i pjesshëm: nga 15 mijë e 850 lekë, në mesatarisht 22 mijë lekë.

-Pensioni rural: nga 11 mijë e 500 lekë, në 18 mijë lekë.

-Pensioni familjar: nga 11 mijë e 400 lekë, në 18 mijë lekë.

-Pensioni i invaliditetit: nga 20 mijë lekë, në 30 mijë lekë.

Kjo rritje, e parashikuar për t’u zbatuar gjatë tre viteve të ardhshme, sipas Malajt nuk është thjesht një politikë sociale, por një domosdoshmëri që vjen si rezultat i konsolidimit ekonomik dhe synon t’u japë më shumë dinjitet dhe respekt brezave që kanë kontribuar në ndërtimin e vendit.https://www.youtube.com/embed/jyJR7FNU-xI?si=azGL-eoBD0FIqDl2

Tekste dhe transport falas për nxënësit në nevojë

Sektori i arsimit do të jetë një nga përfituesit kryesorë të projektbuxhetit 2026, me një financim prej rreth 89.8 miliardë lekësh, që përfaqëson 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo përbën një rritje nominale prej 4.3 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2025.

Ndër politikat prioritare të parashikuara për vitin e ardhshëm janë:

-Tekste shkollore falas për rreth 220 mijë nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

-Mbështetje për nxënës nga shtresat në nevojë, me tekste falas për rreth 15 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë.

-Bursa financiare dhe kuota ushqimore për 4 mijë nxënës me nevoja të veçanta.

-Transport falas për 35 mijë nxënës dhe 13 mijë e 500 mësues në të gjithë vendin.

Ministri Malaj theksoi se këto masa synojnë të lehtësojnë barrën ekonomike për familjet shqiptare dhe të garantojnë akses më të gjerë në shërbimet bazë.https://www.youtube.com/embed/IFjPHRk8Hh8?si=0NGPsg2SI6kjG3Fv

Rritje e pagave

Ministri i Financave, Petrit Malaj, po ashtu njoftoi masat e reja të politikës së pagave që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026. Sipas tij, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë. Kjo rritje do të vijojë progresivisht, me objektivin që paga minimale të arrijë në 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe në 70 mijë lekë deri në përfundim të mandatit qeverisës.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është indeksimi i pagave për administratën publike, i cili do të aplikohet për herë të parë çdo dy vjet. Përveç kësaj, do të ketë rritje të veçantë për punonjësit e sektorëve mbështetës dhe kategori të tjera të punësuarve në administratë.

“Për herë të parë ne do të nisim për Administratën Publike, zbatimin e indeksimit të pagës një herë në dy vjet. Gjithashtu do të ketë rritje page më të lartë kryesisht për punonjësit e sektorëve mbështetës, por edhe për kategori të tjera. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë”, tha Malaj.

Këto masa sipas ministrit, pritet të prekin mbi 144 mijë punonjës në nivel qendror dhe vendor, duke synuar përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.

Nuk ka rritje taksash, fermerët përfitojnë 1.5 miliardë lekë

Gjatë fjalimit të tij, Malaj tha është hartuar edhe paketa fiskale e ciula është ende në diskutim, që nuk parashikon rritje taksash. Por ai u ndal tek politikat më të rëndësishme të parashikuara, mes të cilave edhe skema e fermerëve.

Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore.  Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja.  Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por edhe t’i vijmë në ndihmë Biznesit, Fermerit dhe natyrisht edhe Qytetarit. Mund të përmend këtu disa nga politikat më të rëndësishme: Skemën e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, duke iu lënë në duar fermerëve rreth 1.5 miliardë lekë në vit; Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme; Norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026.
Zbatimin e Paqes Fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit.”
, tha Malaj.

Shëndetësia, rimbursim të barnave për 400 mijë pacientë

Projektbuxheti parashikon gjithashtu një financim prej rreth 81.2 miliardë lekësh për sektorin e shëndetësisë, që sipas ministrit përbën 2.9% të PBB-së. Kjo përfaqëson një rritje prej 4.9 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2025, duke reflektuar angazhimin e qeverisë për të forcuar sistemin shëndetësor publik.

Ndër masat konkrete të parashikuara janë:

-Rimbursimi i barnave me recetë për rreth 400 mijë pacientë.

-Shtesë prej 1.5 miliardë lekësh për barnat onkologjike, duke garantuar mbulimin e tyre në shërbimin parësor dhe në të gjithë sistemin spitalor.

-Financimi i paketave të miratuara të shërbimit spitalor, si në spitalet publike ashtu edhe në ato jopublike, përfshirë paketën e re për trajtimin e trombektomisë.

-Barazimi i vjetërsisë në punë për punonjësit e shëndetësisë me atë të punonjësve të arsimit dhe administratës publike.

-Rikonstruksioni i spitaleve rajonale dhe qendrave shëndetësore, për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve.

-Programi kombëtar i vaksinimit, nga i cili do të përfitojnë 180,000 fëmijë dhe 280,000 qytetarë.

Sipas Malajt, këto investime synojnë të rrisin aksesin, cilësinë dhe barazinë në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular