Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të administratës me synimin për të forcuar efikasitetin dhe koordinimin institucional
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, 5 nëntor 2025, janë miratuar një sërë ndryshimesh në përbërjen e disa institucioneve qendrore dhe vendore.
Vendimet përfshijnë lirime dhe emërime të reja në poste kyçe, si në ministritë e Arsimit, Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe në prefekturat e disa qarqeve.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të administratës me synimin për të forcuar efikasitetin dhe koordinimin institucional.
Ndër emrat e rinj të propozuar janë Armela Baka si zv/ministre e Arsimit dhe Martin Kajo si zv/ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa mes lëvizjeve spikasin edhe ndërrimet e prefektëve në Shkodër e Gjirokastër. Vendimet pritet të hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Njoftimi i Këshillit të Ministrave:
Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve.
– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.







