HomeEkonomiNga 2026, kush ka fëmijë nën 18 vjeç merr zbritje 48 mijë...

Nga 2026, kush ka fëmijë nën 18 vjeç merr zbritje 48 mijë lekë nga baza e tatueshme, kompensim edhe për shpenzimet arsimore

Advertismentspot_img

Për herë të parë vitin e ardhshëm do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale e njohur si DIVA, me afat deri në 31 mars  2026.

Në këtë mënyrë për çdo fëmijë nën 18 vjeç do të përfitohet një zbritje në vlerën e 48 mijë lekëve mbi bazën e tatueshme.

“Në vitin 2026 do të zbatohet për herë të parë politika e zbritjes së shumës prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në bazë të përllogaritjeve rezulton se administrata tatimore do të kompensojë rreth 1.5 miliardë lekë”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2026.

Po ashtu, nga viti i ardhshëm prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1.2 milionë lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga të ardhurat e tatueshme. Edhe në këtë rast zbritja përfitohet përmes deklaratës DIVA.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular