Partia Demokratike ka dorëzuar sot, 5 nëntor, në Kuvend përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe të Komisionit për Reformën Territoriale.
Emrat e propozuar, si më poshtë
“Zgjedhorja”
1. Oerd Bylykbashi – Bashkëkryetar
2. Ivi Kaso – Anëtar
3.Gent Strazimiri – Anëtar
4. Albana Vokshi – Anëtar
5. Gjin Gjoni – Anëtar
6. Arian Ndoja – Anëtar Zëvendësues
7. Klevis Balliu – Anëtar Zëvendësues
8. Elda Hoti – Anëtar Zëvendësues
“Territorialja”
1. Luciano Boçi – Bashkëkryetar
2. Jorida Tabaku – Anëtar
3. Bledion Nallbati – Anëtar
4. Xhelal Mziu – Anëtar
5. Ramadan Likaj – Anëtar
6. Enno Bozdo – Anëtar
7. Greta Bardeli – Anëtar Zëvendësues
8. Bardh Spahia – Anëtar Zëvendësues
9. Igli Cara – Anëtar Zëvendësues
10. Ina Zhupa- Anëtar zëvendësues
Socialistët i dorëzuan emrat e tyre më 29 tetor.
Komisioni i Reformës Zgjedhore, që do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri, do të ketë edhe 6 anëtarë të tjerë nga grupi i PS-së: Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu. Janë dorëzuar edhe emrat për 5 anëtarët zëvendësues.
Ndërsa Komisioni i Reformës Territoriale, si bashkëkryetar nga radhët e shumicës, do të ketë Arbjan Maznikun, ndërsa 7 anëtarët e tjerë të propozuar janë: Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj. Edhe për këtë komision janë dorëzuar emrat e anëtarëve zëvendësues.
Kujtojmë se strukturat e reja të Kuvendit të Shqipërisë u finalizuan më 24 shtator, me miratimin e listës së anëtarëve për komisionet e përhershme parlamentare, me 83 vota pro të Partisë Socialiste.







