HomeKultureQytetarët, operatorët turistikë dhe vizitorët e huaj mund të rezervojnë biletat për sitet...

Qytetarët, operatorët turistikë dhe vizitorët e huaj mund të rezervojnë biletat për sitet e trashëgimisë kulturore, online përmes e-Albania

Advertismentspot_img

Qytetarët, operatorët turistikë dhe vizitorët e huaj tashmë mund të rezervojnë dhe të blejnë online biletat për vizitat në lokacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes platformës e-Albania.

Ky shërbim i ri synon të lehtësojë procesin e blerjes së biletave, duke ofruar një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë për të vizituar destinacionet më të njohura kulturore të vendit.

Përmes këtij shërbimi, vizitorët mund të blejnë biletat e tyre për: muzetë e Krujës, Beratit dhe Shkodrës; Kalatë e Shkodrës dhe Gjirokastrës; Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Ky hap është pjesë e nismave të qeverisë për dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe promovimin e turizmit kulturor në Shqipëri.

Nëpërmjet e-Albania, çdo vizitor mund të sigurojë biletën e tij online, me vetëm pak klikime, duke përjetuar më lehtë historinë dhe kulturën e pasur të vendit. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular