HomeOP EDTurpërimi i dyfishtë, jo vetëm sportiv i Serbisë! NGA SPARTAK TOPOLLAJ 

Turpërimi i dyfishtë, jo vetëm sportiv i Serbisë! NGA SPARTAK TOPOLLAJ 

Advertismentspot_img

NGA SPARTAK TOPOLLAJ 

Tashmë është vërtetuar shkencërisht, që sllavët, pjesë e të cilëve janë edhe serbët, u shfaqën së pari në viset e Ballkanit, apo me saktë Gadishullit Ilirik, aty nga shekujt VI – VII të e.s.!

Historikisht, ata e kane vuajtur faktin që iu ka munguar autoktonia, siç e kishin atë ilirët, apo helenët, ndaj inferioritetin e të ardhurve në trojet tona të lashta janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen, ta kompensojnë me agresivitet shoven, duke pushtuar, apo pretenduar ato që s’iu kanë përkitur kurrë, sidomos ndaj trojeve tona të lashta dhe kombit më të hershëm të Gadishullit, i cili jo rastësisht, njihej si Gadishulli Ilirik! Po ashtu, dihet dhe se shqiptarët shpallën autonominë nga Perandoria Osmane më 10 qershor 1878 me Lidhjen e famshme të Prizrenit kryesuar nga Iljaz Pashë Dibra (Qoku), Ymer Prizreni, Abdyl Bej Frashëri, Sylejman Vokshi, Mehmet Pashë Deralla (Tetova) etj.! Por, kulmi i padrejtësisë historike, madje poshtërsisë, ndaj kombit shqiptar dhe trojeve të tij të lashta historike u bë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, dhjetor 1913, kur me një të rënë të lapsit, fuqitë e mëdha europiane të kohës iu dhuruan Serbisë dhe Greqisë gjysmën e trojeve shqiptare, respektivisht Kosovën dhe Çamërinë, kur Shteti Shqiptar, sapo kish shpallur Pavarësinë me Ismail Qemal Bej Vlorën, më 28 Nëntor 1912 dhe punët mund të shkonin edhe më keq, po të mos qe për SHBA-të dhe Presidentin Uillson në Konferencën e Paqes, Paris 1919-1920 dhe Luftën e Vlorës 1920, udhëhequr nga Osmën Haxhiu, Beqir Sulo Agalliu, Selam Musa Salaria, Sado Koshena etj., etj. dhe Kryengritjet e pareshtura antiserbe në Dibër, udhëhequr nga legjenda Elez Isuf Ndreu, i vrarë pas shpine bashkë me nipin në dhjetor 1924!

Edhe Enver Hoxha, i caktuar në krye të PKSH nga jugosllavet, nuk kërkoi kurrë në 40 vite sundimi nuk kërkoi kurrë të vihej në vend kjo padrejtësi historike, madje edhe kur e vizitoi dy herë për gati tri javë Jugosllavinë e Titos, nuk gjeti as edhe një orë të vetme kohë ta vizitonte Kosovën tonë shqiptare?! Për turpin e tij, diktatori ynë stalinist, lutej të shihte Titon në krye të Partisë dhe shndërrimin e Shqipërisë në një Republikë të shtatë të Jugosllavisë?!

Por erdhi viti 1989 dhe themelohet LDK-ja, e para parti opozitare në vendet komuniste me dr. Rugovën, Ghandin e Ballkanit në krye dhe më pas, edhe President, kur Kryekasapi Milosheviç, kreu gjenocid, masakra e krime lufte të tmerrshme me Armatën, Milicinë dhe paramilitarët “Tigra” të Arkanit. Shqiptarët u ngritën në luftë të drejtë për liri e pavarësi me UÇK dhe FARK, më 1998- 1999, kur me ndihmën e madhe përcaktuese të NATO-s me SHBA në krye, që bombarduan deri edhe Beogradin, ia mbërritën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008, e njohur kjo deri më sot, nga 120 shtete, përfshi Sirinë pak ditë më parë! Por, paradoksalisht, në këmbënguljen e tyre absurde idioteske, serbët, edhe pse kësaj here e kanë humbur përfundimisht Kosovën, (që kurrë s’iu ka takuar), vazhdojnë të kenë si moto dhe të pëllasin, me parullën “Kosovo je Serbija”- “Kosova është Serbi”, aty ku mundën?!

Dhe si për të vërtetuar, se deri ku ka mbërritur paranoja e tyre, pikërisht në sporte, të krijuar në shekuj për paqe e miqësi mes popujve, ata shfaqen lakuriq, në patologjinë e urrejtjes së pa munguar kurrë shovene serbe!

Do të mbetet e pashlyeshme për të gjithë, e sidomos për mua, si një nga të paktët shqiptarë të pranishëm në Tribunën VIP, falë mikut tim amerikan qysh nga vitet kur shërbeja si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë (Shef i Misionit Diplomatik Shqiptar në Milano ) nr. 2 të Ambasadës Amerikane (XH. K.) në Beograd, kjo mbrëmje e 14 tetorit 2014, kur në stadiumin “Partizan” (JNA), me 32.710 vende të Beogradit, ndodhi një nga rastet unikale në futbollin ndërkombëtar, ndërprerja e ndeshjes në minutën 42 nga gjyqtari anglez Martin Atkinson, pas asaj që ndodhi me dronin e famshëm me hartën e Shqipërisë etnike, Flamurin Kuq e Zi dhe portretin e Ismail Qemalit, të hedhur nga djaloshi trim i Kosovës, Ismail Morina, njohur si “Ballisti”, kur në fillim futbollistët serbë, e më pas, edhe tifozët e tërbuar të tyre, të njohur si “Grobari” për Partizanin dhe “Delije” të Crvena Zvezdës me në krye kriminelin ultras serb, Ivan Bogdanov, por edhe djalin e madh të Vuçiçit, Danillo, hynë në fushë, duke goditur egërsisht futbollistët tanë në sy të qindra policëve, xhandarëve dhe stjuardëve që bënin sehir, apo edhe më keq akoma, goditnin edha ata vetë në tunel futbollistët tanë! E gjitha kjo skenë dhune makabre ndodhte në sy të trojkës udhëheqëse serbe: Nikoliç, Vuçiç, Daçiç, të cilët i kisha vetëm 5 – 6 shkallë më lartë, të cilët të tre, kokulur, u larguan nga tribuna, si kalores të fytyrës së vrerosur (Don Kishotë).

Habitshëm (në mos me korrupsion) dy shkallët e para të gjykimit, fajësuan përfaqësuesen tonë, por dinjitozët e KAS, (Gjykata Supreme Sportive) e FIFA-s, vunë drejtësinë në vend dhe jo vetëm fajësuan Serbinë, duke na dhënë neve fitoren në tavolinë, por edhe e dënuan dhe e përjashtuan Serbinë, e kështu, në Europianin francez të futbollit 2016, ku gjithashtu unë isha i pranishëm, shkoi Shqipëra, e cila u paraqit me dinjitet, madje fituam edhe ndaj Rumanisë, mikes së Serbisë, që çuditshëm po këmbëngul në mosnjohjen e Kosovës sot, kur duhet të pranojmë se ajo, qysh në shekullin XIX, ka mbajtur e përkrahur, atdhetarët tanë të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare në Koloninë Shqiptare të Bukureshtit!

KY ISHTE TURPËRIMI I PARË I SERBISË DHE JO VETËM SPORTIV!

Ad 

Access Global Index Opportunities in One PlatformIC Markets

Gold CFDs vs Futures: Which Suits Your Trading Style?IC Markets

Në të vërtetë, po në këtë stadium, ku çdo 25 maj kremtohej ditëlindja e Titos, “Partizani” i Beogradit ishte turpëruar me eliminim nga Kupat e Europës, prej “Flamurtarit” të Vlorës, pas atij supergoli të Sokol Kushtës në minutën e 76 të ndeshjes më 30 shtator 1987, në portën e Fahrudin Omeroviç. Turpërimi i dytë i përfaqësueses serbe ndodhi vetëm pak javë më parë në zemër të Serbisë, kësaj here në Leskovc në stadiumin e ri “Duboçica” me kapacitet për 8.136 shikues, ku pas ndëshkimit, serbët do të ishin vetëm 5.000, ndërsa nga Shqipëria, asnjë tifoz! E megjithatë, djemtë tanë të shkëlqyer luajtën burrërisht dhe fituan, po me një supereurogol të Rei Manajt, që shleu kështu edhe gabimin me penalltinë e humbur në ndeshjen e Tiranës me Serbinë, më 7 qershor 2025, që përfundoi 0-0. Kësaj here Vuçiçi, sikur e parandjeu humbjen turpëruese, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në “Duboçica Stadion”, por siç ai vetë pohoi mbas saj, e kish përjetuar shumë keq humbjen, aq më tepër brenda në shtëpinë e tyre. Megjithë masat e “forta” që autoritetet serbe kishin marrë, edhe në këtë ndeshje nuk munguan britmat dhe klithmat antishqiptare dhe simboleve tona, Himnit Kombëtar dhe Flamurit Kuq e Zi! Nuk mund të rri pa shkruar disa rreshta edhe për atë, se deri ku shkon çmenduria dhe paradoksi serb, gjoja sportiv, por haptazi politik e provokues!

Luhej në Kumanovë, një ndeshje basketbolli për kualifikimin në raundin e dytë për Botëror mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, tifozët pëllisnin: “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” apo “Dhoma gazi për shqiptarët” etj., etj., që vetëm Kryeministri Mickoski, edhe pse i pranishëm në Palestrën Sportive, s’i kish “dëgjuar”! (i dënoi me vonesë thirrjet, ndryshe nga Presidentja Gordana SiljanovskaDavkova, që i dënoi menjëherë dhe me forcë ato). Po kështu, vetëm disa javë më parë, në një ndeshje futbolli për Kupat e Europës, në Poloni, mes “Lech Poznan” dhe “Crvena Zvezda” të Beogradit, në shkallët e tribunës karshitë stadiumit 40.000 vendesh “Miejski” po paradoksalisht u shfaq parulla sa e demoduar, aq edhe idiote “Kosova është Serbi”! Dhe kjo në Poloni, ku urrejtja për miken më të madhe të Serbisë, Rusinë, është konstante, sidomos mbas masakrës gjenocidiale të Katinit, nga 3 prilli deri më 19 maj 1940, ku u ekzekutuan 22.000 oficerë polakë nga NKVD-ja e sovjetikëve bolshevikë të Berias, me urdhër të monstrës Stalin, por që ua mveshën nazistëve hitlerianë për mbi 30 vite, të ndihmuar edhe nga heshtja e pafalshme e Perëndimit, që e dinte mirë vërtetën. Mbas pak ditësh, Përfaqësuesja jonë luan një ndeshje përcaktuese në Grup me Andorrën e vogël, në Andorra, por që në asnjë mënyrë s’do nënvlerësuar, e më pas, ndeshja e fundit me Anglinë e madhe në futboll, ku edhe do të mrekulloheshim me ndonjë barazim në Tiranë.

*Diplomat

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular