HomePolitikeKryeministri Rama nderon rektorin e Universitetit BOKU - Profesorit Hubert Hasenauer, i...

Kryeministri Rama nderon rektorin e Universitetit BOKU – Profesorit Hubert Hasenauer, i jepet “Ylli për Mirënjohjen Publike”

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama nderoi me Yllin për Mirënjohjen Publike, Profesor Hubert Hasenauer, rektorin e Universitetit të mirënjohur Boku në Austri për kontributin dhe përkushtimin e tij mbresëlënës në transformimin e UBT (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të Boku të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre.

“I dashur profesor Hasenauer, i nderuar miku im dhe mik dhe koleg i të pranishmëve, unë besoj që kjo e sotmja nuk është thjeshtë një ceremoni nderimi për një individ që e meriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare. Në një spirale të përbashkët vlerash, dija , përkushtimi, dashuria për tokën e vetë njeriut. Nuk do të mjaftonte dot hapësira e një fjale të tillë, për të përshkruar të gjithë këtë rrugëtim sa të shkurtër aq edhe kuptimplotë që na lidhi së bashku, por unë pata dëshirë sot, i dashur Hubert, i nderuar profesor, t’ju them se ju i bashkoheni një konstelacioni yjesh që, nga Austria kanë xixëlluar mbi qiellin e Shqipërisë”.

Kryeministri Rama theksoi se falë kontributit të Profesor Hubert Hasenauer, Universitetit Bujqësor i ka rilindur, jo thjeshtë shpresa, por i ka rilindur ambicia, i ka rilindur dëshira dhe pasioni, por mbi të gjitha i ka rilindur besimi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular