HomeEkonomiAdministrator i FED invest Perlat Sulaj, folës në konferencën ndërkombëtare “MICROBALKANS25” me...

Administrator i FED invest Perlat Sulaj, folës në konferencën ndërkombëtare “MICROBALKANS25” me temë “Nga Vizioni, ne Impact”

Advertismentspot_img

Perlat Sulaj, Administrator i FED invest, mori pjesë si folës në panelin e konferencës ndërkombëtare MICROBALKANS25 me temë “Nga Vizioni, ne Impact”, e cila u zhvillua më 6 nëntor në Dubrovnik.
Gjatë diskutimit, ai ndau përvojën dhe qasjen e FED invest në fuqizimin e komuniteteve lokale, mbështetjen e mikro–sipërmarrësve dhe familjeve në mbarë vendin ‍, si dhe rolin e mikrofinancës në krijimin e mundësive konkrete për zhvillim ekonomik , përmirësim të kushteve të jetesës dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme.
FED invest mbetet një aktor kyç brenda Aleancës së Ballkanit Perëndimor për Mikrofinancen, duke nxitur bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave me partnerë ndërkombëtarë. Gjatë forumit, ne patëm mundësinë të forcojmë marrëdhëniet strategjike me partnerët tanë, duke u takuar me Kristina Maslauskaite nga CEB dhe Vanja Cico nga EFSE
Mirënjohje për Elma Zukic dhe ANFI për organizimin e një konference të nivelit të lartë për të dytin vit radhazi
Mikrofinanca vazhdon të jetë një mjet thelbësor në nxitjen e sipërmarrjes dhe krijimin e mundësive ekonomike  duke bërë që shumë prej bizneseve të vogla në rajon të nisin, të zhvillohen dhe të shndërrohen në histori suksesi

Diskutimi u fokusua në mënyrat se si vizioni strategjik dhe zgjidhjet lokale mund të kthehen në impakt të qëndrueshëm për komunitetet, ekonominë dhe zhvillimin social.

Ky sesion frymëzues mblodhi së bashku pionierët që kanë formësuar dhe vijojnë të formësojnë sektorin e mikrofinancës në Ballkanin Perëndimor. Përmes rrëfimeve personale dhe reflektimeve, u eksplorua se si një ide vizionare u shndërrua në një lëvizje kombëtare për përfshirje, qëndrueshmëri dhe mundësi të reja për të ardhmen.  Mikrofinanca mbetet një urë lidhëse mes nevojave reale dhe mundësive të reja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular