HomeKultureBen Blushi vjen me roman të ri “Jam Mysliman". Sot prezantohet në...

Ben Blushi vjen me roman të ri “Jam Mysliman”. Sot prezantohet në hotel Plaza, do jetë në librari si dhe në Panairin e Librit

Advertismentspot_img

Nga Ben Blushi
JAM MYSLIMAN
E di që shumë njerëz do habiten me titullin e romanit tim të ri po nuk është kjo arsyeja pse e kam shkruar.
Unë jam një ateist dhe fjalia Jam Mysliman duket sikur nuk shkon në gojën time.
E megjithatë unë mendoj se shkon.
Nuk ka asnjë fjali që një shkrimtar nuk mund ta thotë me gojën e përsonazheve të vet.
Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman.
Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet.
Në fund, pas një incidenti me një grup fanatikësh, shkrimtari shpall në facebook vendimin e tij me shënimin : Jam Mysliman.
Kjo fjali i ka dhënë dhe titullin librit.
Shpresoj shumë që romani të lexohet siç është, pra si letërsi dhe asgjë tjetër.

Jam Mysliman do promovohet të hënën pasdite dhe duke nisur nga e marta do jetë në çdo librari si dhe në Panairin e Librit.

WhatsApp Image 2025-11-08 at 19.18.54
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular