Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka reaguar sot më 6 nëntor, për deklaratat e kreut demokrat Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato.
Komisionerja Kos shprehet se sulme të tilla janë të papranueshme.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.
Kujtojmë se sot, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme, 6 nëntor, se i kërkon falje ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato nëse deklaratat e tij i konsideron fyerje, por theksoi se nuk ka qenë ky qëllimi i tij. Berisha tha se ka përdorur deklaratat që ka bërë vetë Gonzato për vetën e tij dhe nuk e koncepton këtë gjë si fyerje.
“Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike vetë se kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dh tani jetoj me një partner ose jam i martuar me një burrë dhe kjo deklaratë u përdor nga unë, në mënyrë absolute pa asnjë intencion fyerje. Unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare çdo forme diskriminimi. Thashë këtu që vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij. As merrem me jetën e asnjë njeriu.E dëgjova, tha vetë dhe ka bërë këtë deklaratë. Se si qenka fyerje kjo unë këtë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë, një gjë që e kam thënë vetë. Nëse ai e konsideron këtë fyerje atëherë unë sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj falje, nuk kam asnjë hezitim, por nuk ishte për fyerje kjo. Nuk përbën fyerje kjo”, tha Berisha.https://www.youtube.com/embed/zgqwkQ6Jn14
Kujtojmë se më herët Komisionerja Kos u shpreh se sulme të tilla janë të papranueshme.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Marta Kos.
Duke shpërndarë postimin e komisioneres Marta Kos, reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Ai deklaroi se ligji është keqinterpretuar shumë nga disa palë. Ai tha se ligji për barazinë gjinore është tërësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Europian. Rama kërkoi ndjesë sesi u përdor ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Gonzato.
“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkroi kreu i qeverisë.
Kujtojmë se sot, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”.







